Futboll La Liga Sport

KAOS DHE TELASHE TEK REALI/ Braziliani i “GALAKTIKËVE”: Jeni të gjithë bij k…(VIDEO)

Kupa Libertadores, dihet, nuk është një turne për ata që kanë probleme me zemrën. Këtë e ka treguar ndeshja e luajtur mes Santos dhe Independiente, e mbyllur mes polemikave me kualifikimin e argjentinasve në raundin pasardhës. Si ndeshja e parë, ashtu edhe ajo e kthimit kanë patur shumë surpriza dhe përballja e dyfishtë ka përfunduar në kaos total. Takimi i parë është mbyllur… 3-0 në tavolinë për skuadrën argjentinase pasi takimi përfundoi në barazim 0-0.

“Comnebol”, në fakt, ia ka dhënë fitoren Independiente-s për shkak se Santos ka aktivzuar futbollistin uruguaian, Carlos Sancezh, i cili ishte i skualifikuar për një sanksion të marrë kur luante akoma me River Plate. Një skualifikim që nuk ishte shlyer kurrë, sepse futbollisti kishte kaluar tre vite në Europë. Por sanksioni kishte mbetur, duke i kushtuar Santos-it humbjen në tavolinë. Brazilianët e kanë apeluar vendimin, duke marrë si shembull rastin e Bruno Zuculini, edhe ai i aktivizuar nga klubi i tij i ri (River Plate) me një pezullim në kurriz.

Por, “Millionarios” nuk u ndëshkuan nga “Conmebol”, sepse klubi argjentinas kishte bërë një kërkesë (të miratuar) për aktivizimin e ish-lojtarit të Verona-s. Gabim i federatës, atëherë, që ka lejuar argjentinasin ta shlyejë pezullimin në ndeshjet pasuese. Santos, nga ana tjetër, nuk ka bërë asnjë kërkesë dhe është ndëshkuar. Një situatë kjo që është konsideruar e padrejtë nga tifozët.

Siç mund të pritej, vendimi ka shkaktuar zemërimin e tifozëve brazilianë, që ka karakterizuar ndeshjen e kthimit. Ndeshja, sipas “Marca”, është mbyllur 0-0 me kur kishin mbetur akoma edhe 12 minuta lojë. Arbitri kryesor e ka marrë këtë vendim për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve dhe sendeve të tjera në fushë nga tifozët vendas, të cilët janë përpjekur të futen edhe në fushë. Një sjellje kjo që është justifikuar edhe nga Rodrygo Goes, ylli i ri brazilian i blerë nga Real Madrid. Talenti i Santos ka thënë se: “Tifozët kanë bërë mirë, ndeshja ka mbaruar kur i dhanë atyre fitoren në tavolinë, është një trup. Do të doja të thoja shumë gjëra, por më mirë të hesht”.

Një mision që nuk ka rezultuar i suksesshëm, sepse polemikat do të vazhdojnë për një kohë të gjatë. Veçanërisht pas videos të shfaqur në rrjetet sociale, ku Rodrygo ofendon federatën amerikanojugore, fajtore për vendimin e marrë në rastin e Sanchez. “Conmebol, bij kurvash”, ka qenë fraza e thënë nga ylli i ardhshëm i Real, që ka bërë xhiron e internetit dhe që rrezikon t’i kushtojë shumë talentit të Santos. Vështirë të mendohet se Conmebol nuk do të marrë masa. Një arsye më shumë për të pritur me padurim transferimin në Madrid, që do të realizohet në korrik të 2019-ës, duke parë se ai nuk mund të largohet nga Brazili para se të mbushë 18 vjeç. Ndërkohë, federata amerikanojugore mund të vendosë ta kthejë në shkollë. Nga ana tjetër, moshën e ka.

Related posts

Probleme tek Inter: Jam vënë në diskutim nga klubi…

Sadik.Autor

Golashënuesit më të mirë në histori të futbollit: Pele, Muller, Romario… Ronaldo, Messi

Q.Autor

Lajm i dyshimtë nga vdekja e Davide Astorit!

Sadik.Autor

Leave a Comment