Futboll Premier League Sport

KAOS TEK “DJAJTË”/ Legjenda e Man Unitedit zbulon gjendjen e vërtetë brenda klubit

Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Gary Neville, ka bërë të ditur se gjendja brenda ish-klubit të tij është më e mirë se sa që paraqitet në publik, dhe ka bërë të ditur se ka biseduar me persona në klub, të cilët i kanë thënë se brenda dhomës së zhveshjes, lojtarët janë mjaft pozitiv. Ky afat kalimtar ka shkaktuar shumë pakënaqësi brenda klubit të Manchester Unitedit dhe të gjitha këto u bënë edhe më të dukshme pas humbjes me rezultat 3-2 kundër Brightonit.

Drejtuesi ekzekutiv i “Djajve të kuq”, Ed Woodward, nuk ia siguroi Mourinhos lojtarët që ai dëshironte t’i kishte në skuadër. Për këtë arsye, marrëdhëniet mes trajnerit dhe bordit drejtues nuk janë shumë të mira.

Për më tepër, edhe ylli i skuadrës, Paul Pogba, duket se nuk është i kënaqur me klubin e tij dhe e kishte kërkuar largimin për në Barcelonë.

Megjithatë, Neville ka bërë të ditur se gjërat nuk janë ashtu siç duken dhe se brenda klubit mbizotëron një energji pozitive, përkundër gjërave që po raportohen në media.

“Unë kam biseduar me njerëz brenda klubit dhe mendoj që ka një energji tejet pozitive në dhomën e zhveshjes. Performanca kundër Brightonit ishte thjesht e dobët”, ka thënë Neville.

“Ai [Jose Mourinho] nuk i ka humbur lojtarët. Për asnjë moment nuk kam menduar se ai e ka humbur kontrollin mbi lojtarët, kështu që mendoj se është gabim ta fajësojmë këtë gjë për humbjen”.

Related posts

VAZHDON ME SERITË E FITOREVE/ Manchester City mposht Wolves shkëputet në krye të Premier

Delo.autor

SHPËRTHEN ALLEGRI/ Juventusi e meritoi fitoren, RONALDO bëri një lojë të…

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Real Madrid pa busull, Varane shënon në portën e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment