Futboll Seria A Sport

KAOS TEK MILANI/ Ardhja e Higuain zvogëlon hapësirat për një tjetër sulmues

Në numrin e sotëm të “Corriere dello Sport – Stadio” është nënvizuar se në mediat spanjolle po flitet shumë për Andre Seilva-n, sulmuesin portugez të lindur në vitin 1995, në pronësi të Milan-it. Bashkëkombësi i Cristiano Ronaldo-s, faktikisht, duket se është një nga ëndrrat e Sevilla-s së Pablo Machin, i cili kërkon një sulmues qendre.

Joaquin Caparros, drejtori i ri sportiv i klubit andaluzian, gjatë konferencës për shtyp për rikthimin e Aleix Vidal, faktikisht ka specifikuar atë që kërkon trajneri, identiteti i të cilit është Andre Silva. Por, problemi, sipas “Corriere dello Sport – Stadio”, është çmimi i lojtarit, ku Milan e ka blerë 38 milion euro nga Porto një vit më parë. Kuqezinjtë për shkak të ‘fair play financiar’ e shesin për të njëjtin çmim. Për këtë, Milan ka refuzuar ofertën e parë nga Sevilla, që ishte 20 milion euro.

Sevilla, duket se nuk ka më besim të madh te Luis Muriel dhe te Wissam Ben Yedder, duke i dhënë rëndësi portugezit, hapësirat e të cilit janë zvogëluar me ardhjen e Gonzalo Higuain te kuqezinjtë. Në Spanjë merkato mbyllet më 31 gusht, kështu që ata kanë kohën e mjaftueshme për të blerë këtë lojtar.

Related posts

Ndeshja ndaj Numancias/ Zidane lë jashtë grumbullimit lojtarët më të rëndësishëm të Realit

Q.Autor

“ËSHTË E VËSHTIRË TË RUASH RUTINËN E PËRDITSHME”/ Flet tenisti Federer: Ky është njeriu sekret në stafin tim që më ka bërë kampion

Delo.autor

LAÇI-PARTIZANI/ 3 gola për 6 minuta, “Demat” kthejnë rezultatin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment