Futboll La Liga Sport

KARRIERA E COURTOIS/ Dikur KËRCENTE me kore kundër REAL, sot PUTH stemën e skuadrës (VIDEO)

Courtois do të jetë portieri i ardhshëm i Real Madrid. Belgu, pas një botërori si protagonist, është larguar nga Londra për në Madrid, qytet që e ka pritur atë në fillim të karrierës së tij. Një vendim logjik, pasi portieri është i gatshëm për të provuar veten në një ekip që është në prag të një revolucioni, siç është normale kur largohet një nga futbollistët më të mirë të gjitha kohërave. Një vendim që vite më parë, askush nuk do ta kishte menduar, me tifozët e Real Madrid që e kanë goditur me një çakmak gjatë një finale. Episodi për të cilin po flasim ka ndodhur pesë vjetë më parë.

Jemi në finalen e Copa del Rey, edicioni 2013. Real Madrid-Atletico Madrid, stadiumi Santiago Bernabeu. Ishte periudha e shpërthimit të Colchoneros, të cilët gradualisht krijuan vendin e tyre në futbollin spanjoll dhe jo vetëm do të fitonin një kampionat në të ardhmen, por do të luanin edhe në dy finale të Champions League. Një ndeshje nervoze, siç është normale kur bëhet fjalë për një derbi në një finale. Në mes të ndeshjes tifozët e Real, të frustruar nga rezultati hodhën një çakmak në drejtim të Courtois. Një episod që pavarësisht se ishte i rëndë, kaloi pa u vënë re.

Por kontradiktat e Cortous me tifozët e Real nuk mbarojnë këtu. Episodi i radhës sipas asaj që raporton AS, daton gjatë festimeve të Atletico-s për titullin kampion: Pikërisht atë ditë Courtois e tepron me festimet, duke kënduar në kor kundër “rivalëve” të Real Madrid, që tani do të jenë tifozët e tij.

E sigurt është që ditët e para në kryeqytetin spanjoll nuk do të jenë të lehta. Vështirë për tifozët e Atletico-s që të falin tradhtinë e portierit, i cili u gëzua me ta, këndoi së bashku me ta për fitoren e pabesueshme të La Liga.

Related posts

NJË SHQIPTAR PJESË E FORMACIONIT/ Ja 11 lojtarët më të dobët të vitit (FOTO)

Delo.autor

(FOTO) Dy golat ndaj Valencias, Ronaldo më në fund hyn tek 10 më të mirët në La Liga

Q.Autor

PAS SUKSESIT TË DYFISHTË NDAJ MILAN/ Presidenti i Inter i ekzaltuar nga triumfi në derbi: Nuk dorëzohemi kurrë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment