Futboll Sport

Kategoria e Parë/ Gjithçka duhet të dini nga rregullorja, skuadrat dhe stadiumet

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri, është liga e dytë profesioniste ku garojnë 20 ekipe. Edhe për këtë sezon nuk do të ketë ndryshim të rregullores apo strukturës së kampionatit. 20-të ekipet pjesëmarrëse do të garojnë në kampionatin e rregullt të futbollit, i cili mbahet me tre faza. Në dy fazat e para, ekipet pjesëmarrëse do të luftojnë për të qëndruar në vendet e para të renditjes. Faza e tretë është ajo e “play-off” dhe “play-out”, ku përgjysmohen pikët dhe krijohen nga dy minigrupe brenda dy grupeve. Në grupin e “play-off” do të luajnë pesë ekipet që zënë pesë vendet e para në secilin grup. Këto ekipe do të luajnë fazën e fundit me sistem vajtje-ardhje, ku në fund të kampionatit, ekipi i renditur i pari brenda mini grupit, ngjitet automatikisht në Superligë. Ndërkohë me fazën e “play-out” do të luajnë 10 ekipet e tjera, nga pesë brenda secilit grup, që në dy fazat e para janë renditur posht vendit të pestë në grupet përkatëse. Këto ekipe gjithashtu do të luajnë me sistem vajtje-ardhje dhe dy ekipet e renditur në vendin e dhjetë, të grupit A dhe B, zbresin automatikisht nga kategoria. Ndërkohë ekipet e renditura në vendin e 9-të në secilin nga grupet e Kategorisë së Parë, do të luajnë një ndeshje “play-off” me ekipet e renditura në vendin e dytë në rupet A dhe B të Kategorisë së dytë. Me vetëm një ndeshje do të përcaktohet se kush nga këto katër ekipe do të luaj sezonin pasardhës në Kategorinë e Parë dhe kush në Kategorinë e Dytë. Pak a shumë kjo do të jetë skema edhe për sezonin që vjen. Telesport bën një përmbledhje të disa prej gjërave, që mund të cilësohen si risi, në Kategorinë e Parë.

Legjenda

Vllaznia rikthehet për të luajtur në Kategorinë e Parë pas shumë dekadash. Skuadra shkodrane, fidanishte e futbollit shqiptar, do të luaj në këtë kategori së bashku me ekipe të krijuara rishtazi, që kurrësesi nuk kanë historinë dhe peshën e Vllaznisë në futbollin shqiptar. Problemet e shumta financiare dhe menaxheriale, kanë bërë që prej vitesh skuadra, që këtë sezon festoon 100 vjetorin e themelimit, të zbres nga elita. Drama për rënien e Vllaznisë ishte e madhe e përjetuar shumë keq nga tifozët shkodranë. Ashtu si Tirana në sezonin që kaloi, ngushëllimi i vetëm mbetet fakti se në Kategorinë e Parë do të kemi arsye për të ndjekur futboll, është Vllaznia.

Stadiumet

Ironike por e vërtet, Kategoria e Parë mund të krenohet për diçka në raport me Superligën. Dy ekipet, Elbasani dhe Vllaznia, janë dhe skuadrat që kanë stadjumet më të mirë në Shqipëri. Të dy stadiume kombëtar dhe me standarde shumë të larta për zhvillimin e ndeshjeve në të gjitha aspektet. “Elbasan Arena” është stadiumi i Elbasanit i rikonstruktuar për zhvillimin e ndeshjeve të ekipit tonë kombëtar, njëherazi ky stadium është edhe shtëpia e skuadrës lokale të Elbasanit. “Loro Boriçi” është stadjumi tjetër, që ka kapacitet më të madh se ai i Elbasanit, por me të njëtat standarde dhe kushte për zhvillimin e ndeshjeve, të krijuara pas rikonstruksionit. Ky stadium është shtëpia e dytë e kombëtares por dhe e Vllaznisë.

Tradita

Ironike por e vërtet, në Kategorinë e Parë do të luajnë jo pak por tetë ekipe që përfaësojnë disa nga qytetet më të mëdha dhe me traditë në futboll në vendin tonë. Vllaznia, Dinamo, Tomori, Apolonia, Elbasani, Lushnja, Pogradeci dhe Bylis. Këto ekipe janë emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, që përfaqësojnë traditën dhe historinë e këtij sporti në vendin tonë.

Pasioni

Futbolli është një sport pasioni, që luhet nga 11 burra por dashurohet nga shumë të tjerë. Në fakt kështu ndodh edhe me qytetet e vogla, aty ku pas viteve 90-të, ky sport është zhvilluar ndonëse ka mbetur në nivel amator. Edhe këtë sezon në Kategorinë e Parë do të luajnë disa ekipe, që përfaqësojnë qytete të vogla, por me dashuri të madhe për këtë sport. Skuadra e Veleçikut përfaqëson qytetezën e Koplikut, Iliria përfaqëson Fushë Krujën Erzeni – Shijakun, Korabi-Peshkopinë, Besëlidhja-Lezhën, Burreli qytetin nga ka marrë emrin, Shënkolli fshatin me të njëjtin emër, Vora qytezën nga ka marrë emrin. Turbina përfaqëson Cërrikun, Enatia-Rrogozhinën, Oriku-Orikumin, Besa – Kavajën.

Java e parë!

Grupi A

FK Dinamo – KSSH Veleçiku
KF Erzeni – Iliria
KF Vllaznia – KS Korabi
Besëlidhja – KF Burreli
Shenkolli – Vora
Grupi B

FK Tomori – FC Lushnja
KF Pogradeci – FC Besa
KF Turbina – FK Apolonia
Oriku – FK Elbasani
FK Egnatia – KF Bylis

Related posts

E BUJSHME/ Merkato e Barcelonës mes yjeve me kosto zero, presidenti Laporta ka një die të re

Delo.autor

KËRKOJNË TË “RINOJNË” MBROJTJEN/ Cuadrado bind Juventusin dhe Ronaldon për yllin 50 milionë euro

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kukësi mposht gjirokastritët dhe i bën presion “Demave”

Delo.autor

Leave a Comment