Futboll Sport

U TËRHOQ MES LOTËSH NGA FUTBOLLI/ “Jashtëtokësori” emocionon me mesazhin për Agueron

Ai shkoi te Barcelona prej Lionel Messit. Dëshira për t’u bashkuar në një skuadër me mikun e ngushtë e dërgoi Kun Agueron në “Camp Nou”. Megjithatë, gjërat nuk ndodhën ashtu siç i kishte menduar. Si fillim u largua Messi nga Barça, në mënyrë të papritur, pastaj u dëmtua vetë.

Para një muaji shfaqi probleme kardiake gjatë një ndeshjeje, ndërsa sot zyrtarizoi tërheqjen përfundimtare nga futbolli. Shkak u bë aritmia malinje kardiake. Messi ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke iu gjendur pranë mikut të ngushtë në këto ditë të vështira:

“Pak a shumë një jetë e tërë së bashku, Kun. Jetuam momente shumë të bukura dhe të tjera që nuk ishin aq shumë, të gjitha këto na bënë gjithnjë e më të bashkuar dhe më shumë miq. Dhe ne do të vazhdojmë t’i jetojmë së bashku ditët jashtë fushës së blertë.

Dua të të shoh me gëzimin e madh që ngrite ‘Copa America’ në verë, në të gjitha arritjet e tua në Angli. Dhe e vërteta tani dhemb shumë, kur sheh se si duhet të ndalosh së bëri atë që do më shumë për shkak të asaj që të ndodhi. Jam i sigurt që do të vazhdosh të jesh i lumtur, sepse je një person që transmeton lumturi dhe ata që të duan do të jenë me ty.

Tani fillon një fazë e re e jetës tënde dhe jam i bindur që do ta jetosh me një buzëqeshje dhe me gjithë bindjen që ke dhënë gjithçka. Gjithë të mirat në këtë fazë të re! Të dua shumë miku im, do më marrë malli të jem me ty brenda fushës, sidomos kur të mblidhemi me kombëtaren!”

Related posts

I BEFASON TË GJITHË/ Dana White: Khabib do të rikthehet edhe për një duel të fundit

Delo.autor

“ALO, BONUCCI? JAM SARRI”/ Zbardhet telefonata mes trajnerit dhe mbrojtësit të Juventus

Delo.autor

​Ronaldo: Gjithmonë them se jam më i miri dhe e dëshmoj këtë!

Sadik.Autor

Leave a Comment