Futboll Sport

Kategoria e Parë/ Njihuni me kandidatët për t’u ngjitur në superligën shqiptare

Skema e Superiores me 10 skuadra ka bërë që të kemi garë jo vetëm në elitë por edhe në Kategorinë e Parë. Sezonin e kaluar Tirana nisej si favorite për t’u ngjitur dhe ky fakt ndikoi që në grupin e jugut disa prej emrave më me peshë të mos niseshin me pretendime madhore. Megjithatë këtë vit gara pritet të jetë akoma më e madhe në këtë kategori pasi disa prej skuadrave po riorganizohen me synimin për t’u rikthyer në elitë.

Ende nuk është vendosur ndarja e skaudrave në grupe por nuk është shumë e vështirë të mësosh ekipet pretendente për t’u rikthyer. Dinamo e 18 titujve kampion e ka nisur me qetësi ashtu siç ka bërë gjithmonë, duke ruajtur grupin dhe shtuar ndonjë elementë cilësor si Jetmir Sefa. Nuk ka dyshime që në Shkodër presin rikthimin e Vllaznisë në elitë, skuadra e 9 titujve kampion, djepi i futbollit. Një tjetër emër i rëndësishëm po tenton të ngrihet, Besa e Kavajës e cila ka nisur punën për projektin e ri, rikthimi në Superiore me të rinj premtues që mund të mbushin arkat e klubit.

Bylis u penalizua edicionin e kaluar nga prezenca e Tiranës por drejtuesit këtë vit e nisin me pretendime madhore për t’iu rikthyer futbollit të madh. Lushnja dhe Apolonia lanë eksperiencën e viteve të fundit, duke qënë se ia kanë dalë më parë të triumfojnë në Kategorinë e Parë. E vështirë duket për Elbasanin, dy herë kampione e vendit që po has vështirësi për t’u riorganizuar.

Related posts

NXORRËN FOTO NGA AUTOPSIA E EMILIANO SALA/ Burgoset drejtori dhe punonjësia e kompanisë së sigurisë…

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ANGLIA/ Klubi i Premier League arrin akordin me Inter-in për “Demin” Lautaro

Delo.autor

Barcelona ka dy vite që nuk pëson penallti

Q.Autor

Leave a Comment