Sport Të tjera

Khabib i shkruan Dana White: Thuaji Trump t’i japë vizë babait tim

Në prag të duelit mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor, një letër e kampionit rus në peshën e lehtë në artet marciale mikse ka befasuar të gjithë. Siç dihet, Abdulmanap Nurmagomedov, babai dhe trajneri i Khabib, asnjëherë nuk ka qenë në ndeshjet e djalit të tij që ai ka zhvilluar në Amerikë, që kur ky i fundit duelon për UFC-në, nga viti 2012.

Kjo, për shkak të problemeve që ka patur për të marrë një vizë amerikane, pasi kërkesa e tij gjithnjë është refuzuar. Kështu, në prag të duelit të madh që Khabib do të zhvillojë ndaj McGregor, më 6 tetor, në eventin UFC-229, rusi i ka kërkuar presidentit të UFC-së, Dana White, që ta ndihmojë në mënyrë që babai i tij të jetë në Las Vegas, për ta ndjekur nga afër duelin.

Kjo kërkesë e Khabib ka ardhur edhe për shkak se presidenti i UFC-së, Dana White, është mik me presidentin e Amerikës, Donald Trump dhe shpreson se njeriu më i pushtetshëm në botë të ndërhyjë për t’i dhënë një vizë babait të kampionit rus. Në këtë mënyrë, në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij, Khabib shpreson të ketë pranë babain e tij për këshilla.

Related posts

DIKUR EMBLEMË E ATLETICOS/ Ish-kapiteni gati për rikthimin në Madrid!

Delo.autor

YLLI BRAZILIAN NUK SHFAQET NË STËRVITJE/ PSG bën gati gjobën për Neymar, ja ku ndodhet

Delo.autor

SFIDA NDAJ ITALISË PËR NATIONS LEAGUE/ Luis Enrique: Nuk e kam frikë, është ndër ekipet më të forta në botë

Delo.autor

Leave a Comment