Futboll Sport

NGA MANÇINI-BALOTELI TEK ALEGRI-BONUÇI/ Ja të gjitha përplasjet në ekip

Duke marrë shkas nga raporti mes Pol Pogbasë dhe Hoze Murinjos në ditët e fundit (përflitet edhe një debat me tone të ashpra), “Gazzetta dello Sport” ka stiluar një listë me zënka më të njohura për publikun sportdashës, si për të treguar që tekniku portugez dhe kampioni i botës nuk janë të vetmit.

Mançini-Baloteli- Dyshja ritakohet te Mançester Siti pas përvojës tek Interi. Trajneri debaton ashpër me të preferuarin e tij në stërvitje dhe imazhet e të dyve duke u kapur nga rrobat bëjnë në pak çaste xhiron e botës.

Alegri-Bonuçi- Aspak e dukshme, por mbase me më shumë rezonancë debati mes Maks Alegrit dhe Leonardo Bounçit. Pasojat vihen re pak muaj më pas me mbrojtësin që kërkon largimin pas ndëshkimit me tribunë në ndeshjen kundër Oportos.

Ljajiç-Delio Rosi- Një vend nderi në këtë renditje e mban edhe sherri mes trajnerit dhe serbit në takimin FiorentiaNovara. Delio Rosi u përgjigjet fizikisht ofendimeve të lojtarit, çka i kushton tre muaj pezullim, ndërsa Ljajiç ia “hedh” me një gjobë.

Konte-Kosta- Rasti tipik i dëmtimit “diplomatik” me lojtarin që ankohet për dhimbje shpine, në të njëjtën kohë që i kishte ardhur një ofertë faraonike nga Kina. Antonio Konte tërbohet, por më pas pajtohet me lojtarin, falë golave të të cilit Çelsi shpallet kampion.

Pele-Ventura– Disi më ndërkombëtare kjo zënkë, me sulmuesin e Italisë që zëvendësohet për lojë të dobët. Në nerva e sipër, Pele nuk i jep dorën trajnerit. Me mendje të ftohte kërkon edhe falje në rrjete sociale, që dukshëm nuk mjaftoi, me futbollistin që nuk u grumbullua më.

Kasano-Kapelo- Antonio Kasano është i padisiplinuar si në kohët e Romës ashtu edhe më pas te Reali. Në të dyja raste trajner është Fabio Kapelo, që ndëshkon rregullisht me lënie jashtë ekipi. Kasano hakmerret duke e imituar në stërvitje dhe sa për të ndryshuar Kapelo e nxjerr sërish jashtë skuadre.

Mançini-Tevez- Dukshëm Roberto Mançini kishte probleme me Anglinë. Pas Balotelit, ai u komentua edhe për një sherr me Karlos Tevezin. Argjentinasi fluturon në atdhe, por kur rikthehet kërkon falje me Mançion që e aktivizon rregullisht. Dyshja në fund shpallet kampione Anglie, jo keq për një marrëdhënie të ndezur.

Related posts

E PABESUESHME NË BRAZIL/ Publikohen pamjet, lojtari përfundon në pranga pas gjestit barbar (VIDEO)

Delo.autor

Guardiola: Nuk mendoj për titullin në Premier, radhën e ka Liverpool

Sadik.Autor

“PERLA” NGA ANGLIA/ Realizohet goli i sezonit në Premier League

F.autor

Leave a Comment