Futboll Sport

KOMBËTARJA NË KAOS/ Dëmtohet CIKALLESHI, PANUCCI me dhimbje koke

Nuk ka nisur mbarë sezoni i ri për sulmuesin e Shqipërisë, Sokol Cikalleshi. Kavajasi që luan me skuadrën e Osmanlisporit po vuan një dëmtim. Medie turke raportojnë se sulmuesi nuk po stërvitet me grupin, por po zhvillon stërvitje individuale.

Ai është nën kujdesin e stafit mjekësor, por nuk dihet ende probleme që ka sulmuesi e as shkalla e dëmtimit. Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, shpreson që të mos ketë diçka serioze, pasi alternativat në sulm i ka të kufizuara.

Me Sadikun e dëmtuar, Balajn që ka patur probleme me dëmtimet nuk i duhet një humbje tjetër në repartin ofensiv. Cikalleshi nuk ndryshoi ekip gjatë merkatos së verës, pavarësisht se u përfol se mund të largohej.

Related posts

“1001 NDESHJE”/ Lionel Messi nuk njeh LIMITE, mbyll “mijëvjeçarin”

Delo.autor

MBYLLET JAVA E 27 NË SUPERIORE/ Teuta nuk e lëshon “fronin”, Partizani ngjitet i dyti. Ja renditja…

Delo.autor

HAALAND I NEVRIKOSUR PAS NDESHJES/ Ja momenti kur talenti hedh fanellën dhe largohet me nxitim (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment