Futboll Seria A Sport

TRONDITET EKIPI KRYEQYTETAS/ Sërish probleme për Romën, dëmtohet “motori” i mesfushës

Anësori i Romës, Diego Perotti ka pësuar edhe një lëndim tjetër, duke tërhequr muskulin në kofshë gjatë stërvitjeve.

Argjentinasi ka bërë vetëm tri paraqitje për Giallorossi deri me tani këtë sezon pas një serie të problemeve.

Një lëndim në gju e kishte lënë jashtë atë në fillim të sezonit, para se ai të mbetej jashtë me një lëndim tjetër.

Sot, ai është detyryar që të largohet nga stërvitja pas lëndimit në kofshë, raporton Gazzetta dello Sport, me Perottin që pret ekzaminimet për të vërtetuar gjatësinë e lëndimit të tij.

 

Related posts

VALENCIA-BARCELONA/ E pabesueshme, Soler realizon një SUPER GOL me kokë “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

“CHAMPIONS-I ËSHTË SHTËPIA JONË”/ Pioli: Duam të shkruajmë historinë qysh nesër ndaj Liverpool

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Tottenham-Bayern Munich. Rezultati 2-7

Delo.autor

Leave a Comment