Futboll Sport

Kovac: Asgjë e re për Boateng, mes interesit të Manchester United

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovaç, tha se nuk ka lajme të reja lidhur me mbrojtësin Jerome Boateng, mes interesit të raportuar nga Manchester United. Boateng ka qenë i lidhur edhe me kampionët e Ligue 1, PSG, me drejtuesin e bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge, duke konfirmuar kontaktin midis dy klubeve, muajin e kaluar.

Megjithatë, gjigandët e Premier League, Manchester United, janë bashkuar në garën për të nënshkruar me 29-vjeçarin, ish-mbrojtësin e Manchester City, sipas raporteve mediatike gjermane.
I pyetur për Boateng, pas fitores 1-0 të Bayernit kundër Manchester United në miqësoren e së dielës, në “Allianz Arena”, Kovaç u tha gazetarëve:

“Lidhur me Jerome, nuk ka asgjë të re. Ai ka luajtur një ndeshje shumë të mirë sot, kur hyri në lojë. Jam i lumtur që është me ne përsëri, jo vetëm ai, por edhe të tjerët”. Boateng është i kontraktuar te Bayern Munich deri në vitin 2021, por duket se do të niset nga Bavaria përpara startit të sezonit 2018-2019.

Që nga largimi i tij nga Manchester City për gjigandët bavarezë, në vitin 2011, Boateng ka fituar gjashtë tituj të njëpasnjëshëm të Bundesligës dhe një trofe të Ligës së Kampionëve, ndër të tjera.

Related posts

LEGJIONARËT/ 2019-ta nis mirë për të besuarit e Panuccit, lënë gjurmë në ndeshjet e para

Delo.autor

MBAPPE HEQ DORË NGA TRANSGJINORJA/ Ylli i PSG nis një histori të re. Nëna e dy vajzave i rrëmben zemrën (FOTO)

F.autor

“ÇFARË RRËMUJE TE INTERI, DUA TË KTHEHEM NË ROMË”/ Zbulohet regjistrimi tronditës i Naingolan (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment