Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Kthehet në Shqipëri pas gati 9 muajsh, Ersil Ymeri plotëson “armatën” e Kukësit

Ashtu siç u paralajmërua në Kosovë, futbollisti Ersil Ymeri është lojtari tjetër që i bashkohet Kukësit. Pas prezantimit të mbrojtësit Mehdi Hetemaj si përforcimi i nënkampionëve të Shqipërisë, edhe mesfushori shkodran Ymeri ka firmosur për 2 sezone me verilindorët.
120332379_2363451157133551_5442288934849966682_o
Ai mbylli dje bashkëpunimin me Llapin në Kosovë pas 9 muajsh duke kërkuar të luante në një kampionat tjetër për arsye personale. Duket se kthimi pranë e familjes, por dhe pretendimet e mëdha të Kukësit për trofe e kanë bindur ish-lojtarin e Laçit dhe Vllaznisë t’i bashkohet ekipit të Skënder Gegës.

Njoftimi i Kukësit

⚽️ Ersil Ymeri është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori shqiptar, ka firmosur sot kontratën me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme, duke u bërë futbollisti më i ri i Kukësit.

⚽️ Mesfushori 26-vjeçar e njeh mirë kampionatin shqiptar duke qenë se ka luajtur më parë me ekipet e Kamzës, Kastriotit e Laçit. Së fundmi, ai ishte pjesë e Llapit në kampionatin e Kosovës, duke qenë protagonist me ekipin e tij.

✅ Ymeri u prezantua sot në zyrat e klubit dhe do të bashkohet me skuadrën ditën e nesërme.

➡️ Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Ymeri ! Mirë se vjen Ersil!

Skeda e Lojtarit:

Emri: Ersil Ymeri
Mosha: 26 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Pozicioni: Mesfushor
Klubet e mëparshme: Veleçiku, Kamza, Kastrioti, Laçi, Llapi

perforcim

Related posts

MIQËSORE/ Kosova mposht me përmbysje Maltën dhe i falet dopietës së Rashicës

Delo.autor

“FALEMINDERIT QË BËTË TË NDIHESHA SI NË SHTËPI”/ Futbollisti i Liverpool i jep lamtumirën skuadrës dhe tifozëve

Delo.autor

Befason mamaja e Ronaldos: Ai është më i mirë se Cristiano

Sadik.Autor

Leave a Comment