Futboll Sport

KUALIFIKIMI I KUKËSIT/ Agim Canaj analizon pse duhet të shpresojnë akoma

Kam pritur një takim shumë më ndryshe nga Kukësi, por ekipi u befasua nga gabimet në krahun e djathtë dhe në qendër të mbrojtjes. Po të shihet me vëmendje ndeshja, pati probleme të mëdha në lojën një kundër një dhe në dublimin e pozicioneve. Kjo bëri që për shumë minuta Kukësi të ishte i çorientuar. Në një ndeshje të kupave të Europës, disfatë me dy gola në 14 minuta e befasuan edhe vetë. Plus që ka një grup lojtarësh, për të cilët, të them të drejtën, nuk janë adoptuar mirë me skuadrën dhe me pozicionet që luajnë. Kjo bëri që edhe këto gabimet të ishin të evitueshme. Megjithatë, në futboll ndodh që në gabime të tilla të ndëshkohesh.

Faza mbrojtëse

Kukësi e tregoi që në fillim se pati probleme në fazën mbrojtëse, si skuadër. Sidomos edhe reparti i mbrojtjes, që la shumë hapësira. E pashë që në fillim që me hapësirat, sidomos në krahun e djathtë dhe në qendër të mbrojtjes, lanë shumë për të dëshiruar.

Krahu i djathtë

Të them të drejtën, nuk jap dot një përgjigje për faktin që në të djathtë luajti një lojtar që nuk e ka rol natyral. Kjo, për faktin se trajneri e di kontingjentin që ka edhe në lidhje me situatën që u krijua prej vizave. Ajo që më vjen keq, është fakti që Kukësi hyri në lojë dhe pati një moment të mirë. Në katër ndeshje, Kukësi ka treguar që është më mirë në fazën mbrojtëse sesa në atë sulmuese. Duhet të mos harrojmë që në turin e parë dhe të dytë ka shënuar vetëm një gol dhe ka pasur probleme në fazën ofensive prej ndryshimeve të mëdha. Sot pashë një disekuilibër të madh mes reparteve. Pas golit të parë që shënoi, mendova se diçka do të ndryshonte. Megjithatë, për asnjë moment, Kukësi nuk arriti që t’i bllokonte sulmuesit e tyre. Ata punonin në linjën vertikale, ku edhe i gjetën gabimet në lojën e Kukësit. Pra, në lojën një kundër një dhe në lojën për hapësirën pas shpinë, ku edhe Kukësi pati dobësi shumë të madhe. Kjo ndodhi gjatë gjithë kohës. Them që duhet të kishte ndryshuar diçka. Në futboll dhe sidomos në të tilla ndeshje, diferenca e golave është shumë determinonte në ndeshjen e kthimit.

Kualifikimi

Asnjëherë nuk ka dorëzim. Shpresa vdes e fundit. Torpedo, në fazën sulmuese, ishte një skuadër që dilte shpejt në sulm. Si teknik, për fazën mbrojtëse të kundërshtarit më ra në sy që Kukësi pati mundësi t’i shënonte gola të tjerë. Kjo më jep shpresë që ndeshja e kthimit do të jetë një ndeshje, në të cilën Kukësi nuk duhet ta humbasë besimin. Kjo, për faktin se në fazën mbrojtëse dhe sidomos në repartin e mbrojtjes, Torpedo kishte shumë mangësi. Ishin lojtarë të ngathët dhe me dyluftime të dobëta. Rexhinaldo pati dy – tri mundësi shumë të pastra për të shënuar. Për fat të keq nuk i realizoi, ku edhe diferenca e golave do të ishte më e vogël. Them që Kukësi të ketë shpresë, pasi diferenca e tre golave lë një dritare për të shpresuar për një mrekulli.

Related posts

U largua nga Skënderbeu?/ Trabzonspori, 200 mijë euro Chievos për Alie Sowe

Sadik.Autor

JEP LAJMIN E ËMBËL/ Bëhet baba për herë të dytë mesfushori i Real Madrid… (FOTO)

Delo.autor

8 FITORE NË 8 NDESHJE/ Kush është kombëtarja e dytë Europiane që kualifikohet zyrtarisht në Botëror

Delo.autor

Leave a Comment