Futboll Sport

Kukësi për mrekullinë ndaj Karabakut. Sfida e sotme drejt…

Do të duhet një paraqitje e përsosur, një mrekulli taktike, karakter dhe ndoshta edhe pak fat për të kaluar në raundin e 3-të të Champions Leagues.

Kukësi do të sfidojë sot, në orën 19:00, në Baku, skuadrën më të mirë azere të viteve të fundit. Karabaku është një kundërshtar i nivelit të lartë, edicionin e shkuar ishte pjesë e grupeve të Championsit, duke i shkëputur 2 pikë Atleticos së Madridit, megjithatë blutë shpresojnë që këtë sezon ekipi nga Agdami ta mbyllë këtu aventurën në kompeticionin kryesor europian për klube.

Sfida e parë në Shkodër përfundoi në barazim pa gola. Verilindorët u kujdesën shumë për fazën e mbrojtjes dhe i lanë shumë pak hapësira Karabakut, të njëjtën gjë do të kërkojnë të bëjnë edhe në këtë duel.

Trajneri Armando Cungu do të aplikojë skemën taktike 5-4-1 dhe në fushë me shumë mundësi do të jenë po ata aktorë që interpretuan në mënyrën e duhur ndeshjen e parë, pra me treshen Alla, Shameti, Qaqi në qendër të mbrojtjes, teksa Maliqi e Rrumbullaku do të vendosen nga krahët, më mesfushë do të jenë Çyrbja, Musolli, Dzaria e Melo me Plakun të vetëm në sulm.

Në anën tjetër, trajneri Gurbanov do të aktivizojë sërish titullar Ansi Agollin, i cili ka rifituar besimin e teknikut, ndërsa në fazën e avancuar do të rreshtohen Guerrier, MIchel e Ozobovic, në mbështetje të Madatov.

Kukësi ende nuk ka pësuar asnjë humbje në 3 takimet e para kualifikuese të Champions Leagues e nëse e vijon këtë ecuri edhe në stadiumin “Tofig Bahramov” atëherë kualifikimi historik do të ishte mjaft pranë.

Related posts

Icardi, Higuain apo Dzeko, modelja seksi nuk di kë të zgjedhë!

Sadik.Autor

MBI KRIJIMIN E SUPER LEAGUE/ Mbrojtësi Pique: A duam që Sevilla, Everton dhe Napoli të zhduken? Sepse këto klube…

Delo.autor

Nis pjesa e dytë, Uruguaj një hap larg fazës tjetër

Sadik.Autor

Leave a Comment