Futboll Sport

Mediat italiane: Modric te gjiganti i Serie A

Mediat të shumta italiane raportojnë se Interi është duke u përpjekur ta transferojë yllin e Real Madridit, Luka Modricin.

Mesfushori 32-vjeçar u shpall lojtari më i mirë në Kupës së Botës Rusia 2018 për paraqitjet e tij të shkëlqyera me Kroacinë, dhe konsiderohet ndër lojtarët më të mirë në botë, transmeton Gazeta Express.

Sipas Sky Sport Italia, Gazzetta dello Sport dhe FCInterNews, zikaltrit i kanë kontaktuar agjentët e Modricit, të cilët janë të hapur për transferimin e ish-yllit të Tottenhamit në Inter.

Çfarëdo marrëveshje për Modricin do të jetë e vështirë, megjithatë, dhe kjo vetëm për shkak të pagës së tij të lartë, ama Interi këmbëngul ta bëjë këtë të mundur.

Sky raporton se Modric është arsyeja pse marrëveshja për Arturo Vidalin nuk është bërë ende zyrtare, sepse Interi dëshiron ta dijë nëse është e mundur të kalohet në negociata konkrete për kroatin.

Related posts

FORMULA 1/ Drejtori sportiv Wolff pranon: Max paraqet rrezik për titullin e tetë të Hamilton

Delo.autor

E pazakontë në Holandë/ Tifozët miq u hedhin fëmijëve vendas… LODRA dhe ARUSHË (VIDEO)

Isa.Autor

Barzagli i dëmtuar/ Juventus i përgjysmuar ndaj Realit

Sadik.Autor

Leave a Comment