Futboll La Liga Sport

KUPA E BOTËS DO TA BËNTE “MBRET”/ Ja dilema e madhe e MESSIT me ARGJENTINËN

Pas paraqitjes së tmerrshme të Argjentinës në Kupën e Botës në Rusi, Lionel Messi ka marrë kohë për të vendosur mbi të ardhmen e tij me Albiceleste teksa është përballë një dileme të madhe. Messi kërkon kohë për të vendosur dhe askush nuk e di akoma se çfarë do të bëjë ai, as vetë sulmuesi.

Futbolli argjentinas është në një gjendje jo-normale për momentin me Sampaoli që është shkarkuar nga detyra e tij pas turneut. Scaloni është emëruar si trajner i përkohshëm derisa të gjehet një trajner i denjë. Messi nuk do të grumbullohet për miqësoret e ardhshme, gjithsesi nuk ka asnjë të re, por ai mund të vendosë t’i japë fund aventurës së tij me përfaqësuesen.

31-vjeçari nuk do të nxitohet të marrë një vendim, ashtu siç bëri më 2016, ai do të tregohet i gjakftohtë këtë herë për të mos përsëritur të njëjtin gabim.

Është një vendim personal dhe shumë i rëndësishëm, pasi do të hiqte dorë nga shansi për të fituar një trofe madhor me kombëtaren, diçka që i mungon në kabinetin e trofeve.

Në verën e 2019, Copa America do të luhet në Brazil, dhe Messi do të marrë vendimin e tij përpara vitit të ri.

Related posts

BARCELONA “ÇMENDET” PAS NEYMAR/ Oferta e radhës është e frikshme

F.autor

“ËSHTË NJË PROBLEM I VEÇANTË”/ Thiago Silva zbulon klubin e ri të Neymar: Ai do të forcojë një ekip, që…

Delo.autor

Makthi i çuditshëm i sulmuesit kuqezi: Në Milano më mungonte “deti”

Sadik.Autor

Leave a Comment