Futboll Seria A Sport

TRONDITET MILAN/ Super ofertë nga Kina për fantastikun kuqezi

Paraqitjet fantastike në fushë, shoqëruar me kilometrat e shumtë të përshkuar, topa të rikuperuar dhe me gola, kanë bërë që antenat dhe radarët e një klubi kinez të fokusojnë futbollistin e Milan, me qëllim “rrëmbimin” dhe transferimin e tij në kontinentin aziatik. Po flasim për Franck Kessié, mesfushorin kuqezi që po konfirmohet si shtyllë kryesore e mesfushës së trajnerit Gattuso.

Referuar raportimeve të “Tuttomercatoweb.com”, në fakt, i interesuar për futbollistin është klubi kinez, Beijing Guoan, skuadra më e rëndësishme e kryeqytetit të Kinës, aktualisht e treta në klasifikimin e Super Ligës, me pikë të barabarta me Shandong Luneng.

Oferta është nga ato bombat e vërteta kineze, 10 milionë euro neto në sezon! Për momentin Milan nuk ka bërë një vlerësim për futbollistin e Bregut të Fildishtë, duke qënë se Kessie është në huazim 2-vjeçar me blerje të detyrueshme në përfundim të këtij sezoni. Kessié dëshiron të qëndrojë te Milan, por për momentin nuk ka takime të parashikuara për një rritje kontraktuale.

Veç kinezëve, të interesuar për futbollistin kuqezi janë edhe drejtuesit e PSG, që gjithsesi nuk mund të lëvizë lirisht në merkato për shkak të kufizimeve të vëna nga UEFA lidhur me Fair Play Financiar. Ndaj, për momentin francezët qëndrojnë vetëm në sfond, por interesimi i tyre për Kessié është gjithmonë i lartë.

Related posts

Zv.trajneri i Kamzës: Ishim më lart se Vllaznia, meritonim fitoren

Q.Autor

AJAX – BAYERN MUNICH/ Të dy skuadrat në “LUFTË” për fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

VAR-i SHPËTON BAYERNIN/ Anulohet goli i Borussia Monchengladbach (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment