Futboll Seria A Sport

KUPA E ITALISË/ Fundjavë e ngjeshur në Europë, fillon futbolli edhe në Itali

Futbolli në Europë po nis pothuajse në të gjitha kampionatet kryesore të kontinentit, me vetëm disa vende që kanë mbetur pa ngritur siparin e edicionit 2018-2019.

Kështu ditën e djeshme nisi kampionati anglez dhe ai francez me nga një sfidë të luajtur, ndërkohë që ditën e sotme zbresin në fushë dhe pjesa tjetër e skuadrave. Në Premier League sot veçohet sfida e drekës mes Newcastle dhe Tottenham, ndërsa trajneri i ri Chelsea Mauricio Sarri debuton në krye të londinezëve në transfertë përballë Huddersfield.

Në Francë nga ana tjetër, sfida më interesante është ajo mes Monaco dhe Nantes, me ekipin nga principata që do të kërkojë të jap sinjalet e duhura që në nisje për rivalët e PSG-së.

Por futboll do të luhet sot edhe në Itali, edhe pse Serie A nuk ka nisur akoma. Bëhet fjalë për Kupën e Italisë që ka startuar me fazat e para të saj, ku sot në fushë do të zbresin Udinese dhe Genoa. Të parët do të presin Beneventon, ndërkohë që xhenovezët do të përballen me Lecce-n.

Related posts

PROTAGONIST NË KAMPIONATIN BELG/ Sindrit Guri shënon në miqësoren e Ostendes

Delo.autor

LETËR EMOCIONUESE DREJTUAR BAYERN/ Tiago: Vendimi më i vështirë në karrierën time, largimi vetëm për arsye…

Delo.autor

Rusi 2018/ Legjenda e Meksikës pritet të marrë pjesë në botëror për herë të pestë

Sadik.Autor

Leave a Comment