Futboll Ligue 1 Sport

FITORJA E TETË RADHAZI/ PSG mposht Montpellier me dyshen Gueye-Draxler, Donnarumma kthehet në çështje

Një gol i Gueye dhe një i Draxler i ka dhuruar Paris Saint-Germain fitoren 2-0 kundër Montpellier në javën e tetë të Ligue 1.

Mesfushori senegalez ka zhbllokuar takimin e luajtur në Parkun e Princave me një predhë në minutën e 14-të.

Një minutë para fundit të kohës së rregullt ka ardhur edhe goli i sigurisë për parisienët, i realizuar nga Draxler.

Një tjetër fitore me peshë për ekipin e Pochettino-s, i cili vazhdon të mos ketë në dispozicion yje si Leo Messi, Sergio Ramos dhe Marco Verratti.

E vetmja njollë për PSG është situata e portierëve, me Donnarumma-n që ka përfunduar përsëri në stol mbrëmjen e sotme.

Related posts

Lukaku tremb Man United: Më pëlqen të luaj në Serinë A, ja skuadra e preferuar

Isa.Autor

E QUAJTI INJORANT/ GRIEZMANN i kthen përgjigje EPIKE RAMOSIT: Për mua kjo është…

Isa.Autor

INTERI DHE MILANI DRIDHEN/ Mourinho i tërbuar me mbrojtësit, në Milano për dy “YJE”

Isa.Autor

Leave a Comment