Bundesliga Futboll Sport

LARG PRITSHMËRIVE/ Dortmundi kualifikohet në kupë mes vuajtjeve dhe probleme (VIDEO)

Borusia e Dortmundit fitoi 2-1 në fushën e Grojter Fyrtit për Kupën e Gjermanisë dhe e ka nisur me fitore sezonin e ri, por problemet në këtë ndeshje të parë ishin të shumta.

Mungesa e një sulmuesi të vërtetë është problemi i parë madhor, edhe pse të verdhët i shënuan dy gola dhe i dhanë një start me sukses trajnerit Lusien Favre. Dortmundi kontrolloi lojën dhe pati disa raste për gol në fillim të ndeshjes, aq sa u duk se do ishte një fitore e lehtë, por Fyrti nuk e mendonte kështu dhe rezistoi, duke gjetur edhe golin e avantazhit në minutën e 77-të.

Megjithatë, kapiteni Marko Rojs shpëtoi Dortmundin, sepse në minutën e 95-të dha pasimin për golin e parë si lojtar i Dortmundit për Aksel Uitsel, i futur në pjesën e dytë. Supergol nga belgu, blerje e shkëlqyer.

Më pas, në shtesa portieri Byrki evitoi katastrofën, para se në minutën e parë matanë minutës së 120-të vetë Rojs shënoi golin që shmangu lotarinë e penalltive.

 

Related posts

Formacioni më i mirë i vjeshtës në Angli, City dominon pothuajse të gjithë formacionin (FOTO)

Q.Autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Levante-Real Madrid. Rezultati 0-2

Delo.autor

Italia skuadër e re, ja si ndryshojn “Axurrët” ndaj Anglisë

Sadik.Autor

Leave a Comment