Futboll Seria A Sport

NDESHJE HORROR ME VESELIN/ Trajneri Kolantuono: As penallti dhe as karton! Kisha lojtarë që…

Salernitana është mundur sot me shifrat 4-1 në fushën e Napolit dhe Federik Veseli ishte protagonist negativ i sfidës pasi u dhanë dy penallti në ndërhyrjet e tij dhe ai u ndëshkua me karton të kuq. Por trajneri Stefano Kolantuono, pas ndeshjes i doli në mbrojtje futbollistit të përfaqësueses shqiptare.

Ai theksoi se skuadra ishte përgatitur më së miri për ndeshjen edhe pse ishte në kushte ekstreme, me numrin minimal të lojtarëve të pranishëm për shkak të valës së COVID që po kalonte në klub.

“Dy penalltitë? Te e para nuk ka asnjë kontakt, te e dyta nuk kam çfarë të them. Problemi është se te penalltia e parë vjen edhe kartoni i verdhë për Veselin, të cilin më pas e përjashtuan me të kuq. Po do ndalem këtu, se përndryshe do të fillojnë të shfaqen tituj në media.

Sot dikush kishte shkruar që do të vinim në Napoli, por nuk do të kishte histori. Unë nuk e kam thënë kurrë këtë. Unë ankohesha vetë, për faktin se do të duhej më shumë qartësi. Në fund të ndeshjes kishim lojtarë të cilët villnin në dhomat e zhveshjeve, pasi sapo kishin rikuperuar nga COVID.

Djemve nuk mund t’u them asgjë, ishim shumë të rregullt në fushë dhe kishim shënuar golin e barazimit. Te penalltia e tyre ndoshta duhej më shumë vëmendje, ndoshta duhej riparë gjithçka me VAR. Ndoshta do të ishte një ndeshje tjetër në pjesën e dytë, ndoshta më e luftuar”, tha trajneri i Salernitanës.

Related posts

Tronditet Bayern Munich: Arturo Vidal, në sallën e operacionit

Sadik.Autor

NATIONS LEAGUE/ Suedia në avantazh nga “MAGJIA” e yllit Kulusevski (VIDEO)

Delo.autor

STADIUMI I NAPOLIT MERR EMRIN E MARADONËS/ Priftërinjtë e qytetit kundërshtojnë: Do të ishte mirë që të quhej…

Delo.autor

Leave a Comment