Futboll La Liga Sport

LARGIMI I ISH-KAPITENIT INIESTA/ Shiritn e merr Leo Messi

 

Argjentinasi do ta udhëheq Barcelonën si kapiten në sezonin 2018-19 me Sergio Busquets, Gerard Piqué dhe Sergi Roberto që do të jenë zëvendës të tij. Të gjithë këta lojtar vinë nga La Masia
FC Barcelona ka konfirmuar katër kapitenët e tyre për sezonin e ri 2018-19 me Leo Messi që ka trashëguar shiritin e kapitenit Andres Iniesta që u transferua në Vissel Kobe.

Si zëvendësues të tij do të jenë Sergio Busquets, Gerard Pique dhe Sergi Roberto, të tre këta lider të skuadrës së parë të Barcelonës dhe që të gjithë janë rritur në akademinë e këtij klubi, “La Masia”.

Pique dhe Roberto me në fund janë zgjedhur pavarësisht se është thënë se këtë rol mund ta marrin edhe Ivan Rakitic dhe Marc Andre Ter Stegen, të cilët po ashtu kanë shpreh dëshirën që të jenë në listën e kapitenëve.

Vendimi i Barcelonës nuk i atribuohet vetëm lidhjes se këtyre lojtarëve me La Masia po po ashtu edhe më shërbimet që ja kanë bërë klubit.

Pique u rikthye nga Manchester United më 2008 dhe është në formacion bazë që nga atëherë. Roberto, në të njëjtën kohë, nuk pati paraqitje në formacion deri më 2013 por debutimin e pati më 2010 në Kopa del Rey kurse në Ligën e Kampionëve debutimin e parë e kishte kundër Real Madridit më 2011-12 në gjysmë finale, që do të thotë se ishte më shumë në klub se Jordi Alba.

Një tjetër kandidat për njërin nga kapitenët ishte Jordi Alba që erdhi në Barcelonë nga Valencia më 2012, pasi që ishte larguar nga klubi për shkak të gjatësisë se tij, por në fund u vendos për këta katër.

Related posts

PAS BARAZIMIT ME BARCELONËN/ Solari: Ishte një ndeshje shumë e bukur., ja pse e vlerësoj Vazquez

Delo.autor

CHELSEA-REAL MADRID/ Zidane me “armën sekrete” kundër “Bluve të Lodrës”, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

FOTO/ Barcelona-Sevilla, përcaktohet stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Mbretit

Q.Autor

Leave a Comment