Futboll

Lichtsteiner: Kjo gjë nuk më ka pëlqyer aspak, por tani dua t’i shkoj deri në fund

Stephan Lichtsteiner, mbrojtësi i krahut i Juventus dhe kombëtares së Zvicrës, ka folur për “Sky Sport”. “Jemi një skuadër që ka shumë lojtarë cilësorë dhe me një organikë të madhe, kemi shumë lojtarë në stol”, ka thënë Lichtsteiner. “Kur dëmtohet një lojtarë, ka të tjerë që janë gati ta zëvendësojnë”, ka thënë Lichtsteiner.

Në lidhje me luftën për titull me Napoli-n: “Nuk e di nëse përballje direkte do të jetë vendimtare për titullin. Do të jetë vetëm nëse të dy skuadrat do të vazhdojnë të fitojnë ndeshjet e mbetura. Polemikat për kalendarin? Nuk besoj se të luash përpara ose mbrapa bë ndonjë diferencë. Mund të jetë një avantazh, por edhe një problem. Gjithsesi, ka rëndësi vetëm ajo që ndodh në fushën e lojës”.

Për Champions League: “Përjashtimi im në fazën me grupe? Nuk është bukur të jesh jashtë dhe të shikosh shokët e skuadrës si luajnë. Atmosfera e kompeticioneve europiane më mungon shumë. Por tani do të kthehem në Champions me synimin për të shkuar deri në fund”.

Në fund, për të ardhmen: “Kontrata ime? Komunikoj vazhdimisht me klubin. Unë jam këtu prej gjashtë vitesh, por për momentin dua të përqendrohem vetëm te ky sezon, t’i marr ndeshjet me radhë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas qershorit”.

Related posts

E VËRTETA/ Ja pse stadiumi i Chievos kishte VENDE BOSH në debutimin e RONALDOS

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ja projektet e Milan dhe Inter për “San Siro-n” madhështor

Delo.autor

SPALLETTI – ICARDI/ Marrëdhënia mes tyre është akoma e acartë

Delo.autor

Leave a Comment