Futboll Premier League Sport

Legjenda angleze tradhëton HENRY: AGUERO lojtari më i mirë i huaj në historin…

Sergio Aguero është lojtari më i mirë i huaj në histori të Premierligës angleze, sipas Alan Shearerit.
Asnjë futbollist nuk ka shënuar më shumë se gola në Premierligë se Alan Shearer (260), por Sergio Aguero është më frytdhënës se çdo lojtar tjetër i huaj në histori të ligës elitare angleze, përveç ikonës së Arsenalit, Thierry Henry.

Aguero i ka shënuar plot 146 gola në Premierligë, qëkur iu bashkua Manchester Cityt nga Atletico Madridi në vitin 2011. Het-triku i tij në fitoren e Cityt 6-1 ndaj Huddersfield Town të dielën nënkuptoi se tani sulmuesi argjentinas është futur në top 10 golashënuesit më të mirë në histori të Premierligës.

Shearer beson se Aguero e meriton titullin lojtari më i suksesshëm i huaj në ligë, para emrave si Henry, Eric Cantona dhe Cristiano Ronaldo.

“Ai ishte vrastar përsëri”, ka thënë ish-sulmuesi i Newcastle Unitedit dhe Blackburn Robers. “Tani ai ka nëntë het-trika në Premierligë, vetëm dy më pak se unë. Ai është lojtari më i mirë i huaj që në histori të Premierligës. Qendërsulmues i madh, pa asnjë dobësi”, shtoi ai.

Related posts

ZIDANE I BËN ME KRAHË/ Juventus ëndërron ribashkimin me francezin

Delo.autor

JO VETËM FUTBOLL/ Propozimi romantik për martesë që “humbëm” para ndeshjes Roma- Spal (VIDEO)

Isa.Autor

Vijon rindërtimi i skuadrës, Partizani largon mesfushorin 26-vjeçar

Sadik.Autor

Leave a Comment