Futboll Seria A Sport

JO VETËM FUTBOLL/ Propozimi romantik për martesë që “humbëm” para ndeshjes Roma- Spal (VIDEO)

Që Roma është një qytet romantik, për këtë nuk ka dyshime, ashtu sikurse nuk ka dyshime edhe për dashurinë që ka ky vend për futbollin.

Gjëja më e bukur është kur këto dy dashuri bëhen bashkë. Dhe kjo ka ndodhur sot pasdite, përpara fillimit të ndeshjes Roma- Spal. “Stadium Olimpik” u shndërrua në arenën e dashurisë, ku një djalosh i quajtur Romain, me origjinë nga Franca, i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Elodie.

Një skenë klasike; ai në gjunjë, ajo duke qarë nga gëzimi, unaza me diamant dhe një puthje pasiononte; një skenar shumë i njohur, por shumë i bukur sa herë që e shohim.

Djaloshi kishte arritur që të arrinte të gjente bashkëpunimin me drejtuesit e stadiumit dhe për disa minuta tifozët e “harruan” se kishin ardhur aty për të parë një ndeshje.

Related posts

Suso karikon Milanin para derbit kundër Interit

Sadik.Autor

E VËRTETA/ Smalling tregon sekretin e madh, si arrin të shmangë dëmtimet e rënda

Isa.Autor

Kroos: Champions League na jep superfuqi

Sadik.Autor

Leave a Comment