Futboll Seria A Sport

Lojtari shqiptar “dhëmbë për dhëmbë” me RONALDON: Me numrin 7 shpresoj të fitojmë trofe (FOTO)

Valon Berisha është lojtari më i ri shqiptar që është afruar te Lazio. Igli Tare arriti marrëveshjen me mesfushorin për ta transferuar në Itali. Për çdo futbollist numri i fanelës ka një domethënie të veçantë.

Berisha ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet së bashku me drejtorin sportiv të Lazios. Së bashku kanë prezantuar fanelën dhe numrin që do të mbajë ish-lojtari i Salzburg. Me numrin 7 mbi shpinë 25 vjeçari uron që të fitojë trofe, duke “sfiduar” Crostiano Ronaldon te Juventus, që ka po të njëjtën fanelë.

“Numri 7-të në fanelë, shpresoj që të fitojmë trofe dhe t’i tregoj cilësitë e mia”, shkruan lojtari shqiptar.

Related posts

ELIMINOHET NGA CHAMPIONSI/ Partizani mposhtet nga azerët në Baku

Delo.autor

Nuk është momenti për shaka! Tifozët tërbohen me Griezmann

Sadik.Autor

KALOI TESTET MJEKSORE NË JANAR/ Juventusi bën Ramseyn britanikun më të paguar, ja shifra çmendur

Delo.autor

Leave a Comment