Futboll Premier League Sport

Londra blu “çmendet” pas Sarrit, Hazard e Morata e “ngrenë në qiell” italianin

Kanë mjaftuar vetëm dy ndeshje zyrtare, që pjesa blu e Londrës, të çmenden të gjithë pas Maurizio Sarrit, aq sa ta cilësojnë se “Sarriball”, mënyrën e lojës që trajneri italian aplikon.

Jo vetëm për faktin që Chelsea ka marrë pikët e plota, por edhe se tashmë tifozët kënaqen me spektaklin që shijojnë dhe lojtarët argëtohen duke luajtur futboll.

Këtë më së miri e përshkruan Alvaro Morata, sulmues spanjoll që iu bashkua Chelseat verën e kaluar, i kërkuar me ngulm nga ish trajneri Antonio Conte, por që në sezonin që lamë pas, nuk arriti të lërë gjurmë.

“Pavarësisht se është folur për largimin tim, nuk e kam menduar kurrë, pasi dua t’i bind të gjithë te Chelsea. Mënyra e lojës e Sarrit është e jashtëzakonshme dhe mendoj se na përshtatet në perfeksion. Me Conten duhet të luaja vetëm me shpinë nga porta dhe të mbroja topin, pasi më vinin vetëm topa të gjatë dhe të ngadaltë. Tashmë ka një tjetër ritëm , pasi mund të luaj me një takim, të sulmoj hapësirat dhe të kap krosimet e ardhura në zonë. Argëtohem më shumë dhe jam më të mirën”, deklaroi Morata.

Në të njëjtën linjë me spanjollin është edhe belgu Eden Hazard, i cili pasi kishte kërkuar largimin për te Reali i Madridid, më në fund është bindur që të vijojë të luajë me Chelsean dhe të shijojë futbollin që aplikon Sarri.

“Ai kërkon që ne të kemi gjithmonë topin në zotërim dhe të bëjmë gjëra të bukura, por duke pasur kujdes, që të mos rrezikojmë asgjë mbrapa. Mendoj se në skuadër janë lojtarët e duhur për ta bërë këtë mënyrë loje, që mbi të gjitha është argëtuese për tifozët, por edhe për ne në fushë”, tha Eden Hazard.

Related posts

ÇFARË PO NDODH/ Man United del kundër Mourinhos, gati oferta për RINOVIM

Isa.Autor

Derbi Milan-Inter, kur në fushë zbresin motrat e futbollistëve

Q.Autor

“ÇMENDET PORTIERI I FRANCËS”/ “Akrobati Areola”, kap traversën me këmbë

Isa.Autor

Leave a Comment