Futboll Sport

Lopetegui, një telefonatë zgjat jetën, ose vlen një kontratë…

Këtë vit, në mënyrë të padiskutueshme, protagonisti i merkatos së verës nuk është askush tjetër veç Real Madrid, por për fat të kqe të tifozerisë së Los Blancos, në aspektin negative. Galaktikët kanë humbur që në fillim të merkatos gurin më të çmuar, Cristiano Ronaldon, shumë pranë largimit edhe kroati Kovacic, por orët në vijim do të jenë akoma edhe më të nxehta, teksa rrezikohet të privohen edhe nga futbollisti më i mirë i Kupës së Botës, fituesi i Topit të Artë në Rusi, Luka Modric, shumë pranë Inter. Ajo që dëshmon gjtihçka, sikurse raporton “Marca”, është një telefonatë plot nervozizëm e trajnerit të ri të Real Madrid, Lopetegui, aspak i qetë.

Gjatë stërvitjes së Real Madrid, i angazhuar në turneun amerikan, ish-trajneri i përfaqësueses së Spanjës, pas fjalimit të mbajtur përpara skuadrës, gati për të nisur nxehmjen me klasikien qarkullim e administrim të topit, gjendet papritur i zënë me një bashkëbisedim përmes celularit. Një fakt shumë i çuditshëm, me Lopeteguin që largohet nga grupi, duke shoqëruar bisedën me gjeste, për të vendosur më pas dorën mbi fytyrë për të mbuluar buzët, në tenativë për të mbajtur të fshehtë bisedën. Një telefonatë që zgjati më shumë se tre minuta, në të cilat trajneri u duk aspak i qetë. Nëse mendohet për ndryshimin e orarit me Europën, në spanjë në momentin e telefonatës ora kishte kaluar 2 të mëngjesit. Një orar i pazakontë, që në periudhën verore, nuk mund të nënkuptojë asgjë tjetër, veçse merkato.

Emri më i nxehtë në listën e Real Madrid është ai i Modric. Finalist në Kupën e Botës, kroati është padyshim një nga futbollistët më të mirë në botë, në gjëndje për të dominuar mesfushën e Los Blancos për vite me radhë. Zërat gjithmonë e më të intensifikuar që e shohin kroatin pranë Inter, duket se kanë një bazë të fortë. Largimi i Modric do të ishte një goditje e fortë për tu përtypur nga tifozët, të cilët pas Cristiano Ronaldo, rrezikojnë t’i thonë lamtumirë edhe numrit 10.

Related posts

E JASHTËZAKONSHME/ Kanë frikë nga “PSIKOPATI SHQIPTAR”, shpallet kampion bote

Isa.Autor

Largimi i Emre Can, Strootman pëlqehet shumë nga Klopp

Q.Autor

STATISTIKAT/ Faza e katërt, Kampionët e Superiores gjithnjë grumbullojnë mbi… 14 pikë

Delo.autor

Leave a Comment