Futboll Sport

LISTA/ 26 “djajtë” e Belgjikës, merret vendimi për Lukakun, Martinez lë Januzaj jashtë Botërorit

Belgjika, një nga favoritet e këtij Botërori, ka publikuar listën me 26 lojtarët e grumbulluar për Botërorin e Katarit. Romelu Lukaku ia del në kohë për të siguruar një vend në listën e “djajve të kuq”, por nuk është e qartë nëse do të zbres në fushë që në fillim pasi ende nuk është në kushtet e duhura fizike.

Jashtë listës dy nga tre lojtarët e Milan, Saelemaekers dhe Origi nuk kanë bindur trajnerin, ndërsa një ftesë siguroi talenti Charles De Ketelaere. Pavarësisht se është shkëputur nga futbolli i rëndësishëm, një biletë për në Botëror shkoi edhe për Dries Mertens.

Belgjika Lista

Trajneri Martinez nuk preferoi të merrte me vetë në Katar, Adnan Januzaj. Pjesa tjetër e listës nuk ka surpriza, nga Courtois te De Bruyne të gjithë titullarët janë në dispozicion, përfshi këtu edhe Eden Hazard.

Related posts

Çudia në Angli, lojtari kryen rivënien anësore brenda fushës dhe askush nuk e vë re (VIDEO)

Sadik.Autor

DUAN TITULLIN PAS 29 VITESH/ Shaqiri: Konkurrenca i bën mirë lojtarëve

Isa.Autor

Tronditet Londra/ Super-skuadra e Premier Ligës mbetet pa trajner

Sadik.Autor

Leave a Comment