Futboll Sport

“LUFTË” ME MOURINHO/ Zidane: Më pëlqen të drejtoj ekipin e United

Zinedine Zidane kërkon të drejtojë skuadrën e Manchester United dhe këtë gjë e ka bërë me dije përmes një interviste në të përditshmen franceze “L’Equipe”. Sipas kësaj të fundity, dëshira e trajnerit kampion Europe ishte të drejtonte kombëtaren e Francës, por kjo gjë duket e pamundur, pasi Didier Deschamps fitoi Kupën e Botës dhe e ka ë siguruar vendin. Për këtë arsye, Zidane i ka hedhur sytë nga Premier League, ku është gati të zëvendësojë portugezin Jose Mourinho në rast se ky i fundit largohet.

Pak kohë më parë edhe mediat britanike e konfirmuan këtë lajm, me drejtuesit e United që mendojnë se trajneri francez është i përshtatshëm për të drejtuar ekipin legjendar në “Old Trafford”. Tashmë Mourinho, përveçse duhet të përballojë presionin për të arritur rezultate të mira në kampionat duhet të durojë edhe presionin që vjen nga jashtë, ku do të mjaftojë një gabim për ta larguar nga Manchester United. Zizu e ka hedhur kandidaturën, ka piketuar skuadrën dhe është gati të nisë një epokë të re.

Related posts

ÇMIMET E “KRIPURA” TË BILETAVE NË DERBI/ Tifozat batuta kundër klubit: Ja keni fut por***s… (FOTO)

Delo.autor

FALË GOLIT SPECIAL NGA GOREAN PANDEV/ Genoa rikthehet tek fitorja pas 9 javësh në Serie A

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË ITALI/ Forma fantastike e Nedim Bajramit, mesfushori i Kombëtares shpallet lojtari i javës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment