Futboll

Guri nuk di të ndalet, çon Kukësin në barazim në dhomat e zhveshjes

Kukësi e Teuta luajnë në stadiumin “Zeqir Ymeri”, sfidën e vlefshmë për javën e 24-të. Të dyja ekipet luajnë fort për pikë, edhe pse për objektiva të ndryshme.

 

Verilindorët do të kërkojnë të konsolidojnë vendin e dytë në renditje, ndërsa durrsakët me Begejan në stol, pas pikës së marrë me Partizanin, duan të vazhdojnë të marrin pikë.

 

Kukësi-Teuta 1-1

Gol: Guri 45+4′ / Bilali 16′

 

guri

45+4’ GOOOL Guri shënon me kokë, pas një harkimi nga goditja e dënimit nga ana e Shkodrës.

 

45+1’ Moçka bën heroin, teksa ndal një gjuajtje të Gurit.

45′ 3 minuta shtesë në Kukës për pjesën e parë.

45′ Lajthia shkakton faull ndaj Kale, dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

44’ Çyrbja dhe Rrumbullaku përplasen kokë më kokë teksa të dy kërkojnë të zotërojnë një top të gjatë.

42’ Karton i verdhë nga arbitri për Gurin, për protesta.

39’ Çyrbja nga krahu i djathtë, spostohet në qendër dhe godet drejt zonës, por Rrumbullaku ndal topin që shkonte drejt portës.

35’ Harkim në zonën e Teutës, Guri përpiqet me kokë por nuk arrin topin, dhe pretendon për një mbajtje dhe penallti.

27’ Krosim i lartë i Shkallës, që shkon drejt portës së Koliçit, shumë pranë traut të portës.

20′ Albi Alla ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli të shkaktuar ndaj futbollistit të Teutës.

 

bilali

16’ GOOOL Bilali shënon me këmbë, pas një krosimi të Çyrbjas në zonën e Kukësit.

 

15’ Karton i verdhë për Hilan, për një reagim të pasjellshëm ndaj gjyqtarit.

5’ Guri merr një pasim të mirë nga Shkodra, dhe del përballë Moçkës, por ky i fundit mbyll shpejt me këmbë.

1′ Nis ndeshja në Kukës.

Related posts

E QUAJTËN LOJTAR STOLI DHE TË DËSHTUAR/ Mbrojtësi Ismajli “shpërthen” ndaj kritikëve: Nuk po dëgjohen disa analistë nga Kosova… (FOTO)

Delo.autor

Laçi tronditet pas fitores me Skënderbeun, shkak bëhet mesfushori

Sadik.Autor

LAJMI QË TRONDITI BOTËN E FUTBOLLIT/ Marrëveshja e klubeve të mëdha të Evropës për t’i dhënë fund…

Delo.autor

Leave a Comment