Futboll Sport

“MAGJISTARI ANGLEZ”/ UEFA nderon ikonën e futbollit botëror, ja cili është ai

Ish-ylli i futbollit botëror David Beckham do të nderohetme çmimin special të presidentit të UEFA-s për kontributin në futbollin dhe në ndihmat humanitare për fëmijët. Vetë presidenti i futbollit europian Aleksander Ceferin ka shprehur konsideratë të lartë për ish-futbollistin e Manchester United, Real Madridit dhe Anglisë.

“Kam zgjedhur David Beckham si fituesin e çmimit sepse ka qenë ambasador botëror për futbollin, ka promovuar lojën dhe të gjitha vlerat e saj në çdo kënd të planetit. Përpjekjet humanitare të palodhura, që kanë ndihmuar jetët e shumë përreth botës duhet të vlerësohet. Beckham është një ikonë e vërtetë e futbollit e gjeneratës së tij” deklaron slloveni Ceferin.

Përveç karrierës së pasur si lojtar, Beckham njihet si personalitet edhe jashtë futbollit sipërmarrës dhe përfaqësues për kontributin në shpëtimin e fëmijëve nga dhuna, luftërat dhe të kenë mundësi të arsimohen.

“Karriera ime në futboll më ka lejuar të marr pjesë vazhdimisht në përmirësimin e e jetëve të shumë fëmijëve anembanë botës në bashkëpunim me UNICEF-in dhe më ka dhënë një kënaqësi të jashtëzakonshme që më bën të jem i aftë t’i shërbej shoqërisë. Kur njerëzit të besojnë, ti beson te vetja jote. Duke u dhënë fëmijëve, sidomos vajzave ndihmën e nevojshme, ‘Fondi 7’ i ndihmon ata për të kuptuar se çfarë potenciali kanë” shprehet 43-vjeçari.

Në 21 vite karrierë Beckham ka fituar trofe të rëndësishëm si Premier League, La Liga, Champions League etj. Në 719 ndeshje ai ka shënuar 129 gola dhe njihet për krosimet dhe goditjet e dënimit perfekte.

Related posts

“JEMI TË PËRQËNDRUAR VETËM TE…”/ Lerda thumbon Tiranën: Bardheblutë janë për titull, por i mundim

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Islanda barazon shifrat ndaj Kroacisë

Sadik.Autor

TRONDITET PSG/ Trajneri Tuchel me dhimbje koke, humb yllin kryesor për ndeshjen ndaj Dortmund…

Delo.autor

Leave a Comment