Futboll La Liga Sport

MAKINERI GOLASH/ Askush si MESSI, La Liga ka një ALIEN që thyen çdo LIMIT

Kristiano Ronaldo është larguar, por La Liga e ka pronarin e vet dhe ai është Lionel Mesi. Argjentinasi është si vera, sa vjen e përmirësohet me kalimin e viteve, edhe pse shpejtësia nuk është ajo e një dekade më parë. Gjithçka kompensohet nga një inteligjencë mbinatyrore dhe një vizion unik loje, me “Pleshtin” që konfirmoi ndaj Alavesit se është ai lideri i madh i skuadrës blaugrana, duke bërë gjithçka në fushë, përveç portierit.

Organizim, pasime vendimtare, qetësi dhe orientim për shokët e skuadrës, por mbi të gjitha gola, shumë gola. Shifrat flasin qartë: Mesi është futbollisti i parë që ka arritur të shënojë në 15 kampionate radhazi në La Liga në shekullin e 21-të. Edhe në ndeshjen e parë të kampionatit të ri tregoi se është ai më i miri i kampionatit dhe ndoshta i botës.

Para 9 vitesh Mesi shënonte golin numër 5000 për Barcelonën në La Liga, ndërsa këtë fundjavë shënoi golin numër 6000, me Barcelonën që bëhet ekipi i dytë që kap këtë shifër, pas Realit me 6041. Në epokën Mesi Barcelona ka shënuar mbi 1000 gola dhe mjafton kaq për të kuptuar si ka ndryshuar historia falë gjeniut argjentinas. 6.4% e golave të klubit blaugrana në La Liga janë shënuar nga Mesi, shifra marramendëse për një futbollist që sapo ka mbushur 31 vjeç dhe duket sikur nuk e ndjen peshën e viteve.

Në mungesë të duelit me Ronaldon, tashmë Mesi ka duel me veten dhe me rekordet që i mbeten për t’u thyer, por natyrisht me mendjen te Champions League, trofeu që po i mungon prej vitesh Barcelonës. Me formën aktuale të legjendës së rritur në La Masia, gjithçka është e mundur.

Related posts

KORONAVIRUSI/ “Rrëshket” Cesc Fabregas, izolimi në shtëpi nuk i bën mirë spanjollit (VIDEO)

Delo.autor

HARRONI RONALDON/ GOLIN E VITIT e shënon “PLAKUSHI” i JUVENTUSIT (VIDEO)

Isa.Autor

E PASKA EKZAGJERUAR/ Mertens ndez “shkëndijat” me Liverpoolin: Pse është e veçantë kjo…?

Isa.Autor

Leave a Comment