Futboll Premier League Sport

Shtyhet inagurimi i stadiumit më të shtrenjtë në histori, probleme me sigurinë

Stadiumi i Tottenham ka kushtuar deri tani plot 1 miliardë paund, ose rreth 1,5 miliardë euro por duket se projektuesit nuk i kanë bërë saktë të gjitha llogaritë.

Mësohet se impianti i ri nuk do të jetë gati të paktën deri vitin tjetër, duke shtyrë inagurimin që ishte parashikuar për më 15 shtator në ndeshjen ndaj Liverpool. Lajmi është bërë i ditur nga mediat britanike sipas të cilave stadiumi nuk i ka kaluar me sukses testet e sigurisë për sistemin kundër zjarrit dhe evakuimin e tifozëve.

Në këtë mënyrë sipas të gjitha gjasave do të duhen edhe disa milionë të tjera për ta sjellë impiantin 62 mijë vëndësh në parametrat e duhura, me Tottenham që do të duhet të “emigrojë” edhe për disa muaj në “Wembley”.

Related posts

TALENTI PREMTUES/ Spikati me Anglinë: Chilwell kërkohet nga Tottenham

Isa.Autor

PSG tenton LËVIZJEN e frikshme me Dembele të Barcelonës

Sadik.Autor

“KOLONELËT” KUQEZI/ Qeveria gradon sportistët elitarë për arritjet ndërkombëtare

F.autor

Leave a Comment