Futboll Seria A Sport

MALDINI frymëzon të rinjtë me historinë e tij: Duam të rikthehemi në CHAMPIONS

Sapo Paolo Maldini afrohet në hyrjen e Milanello-s tifozët bërtasin “Më në fund!”. Kapiteni legjendar pritej prej vitesh të rikthehej në shtëpinë e tij dhe kjo do të thotë shumë pë rata që kanë Milanin në gjak.

Sepse Maldini, bashkë me Leonardon dhe të tjerët, janë njerzit e duhur që mund të rikthejnë Milanin aty ku e ka vendin, në majën e futbollit europian. Këtë e ka të qartë edhe vetë drejtuesi i ri i klubit. “Duam të përmirësojmë renditjen e vitit të kaluar. Me një pozicion do të ishte bukur, me dy pozicione do të ishte shumë bukur. Është e panevojshme t’u shpjegosh lojtarëve ndryshimin mes një vendi në Champions dhe jashtë saj. Por këtu shoh të gjitha parakushtet për një përmirësim të përgjithshëm”, thotë Maldini për “Gazzetta dello Sport”.

“Është gjithmonë emocion i madh të kthehesh këtu, edhe pse kanë ndryshuar shumë gjëra dhe persona. Por magjia e këtij vendi do të mbetet përherë, duke qenë se këtu kemi ndërtuar sukseset tona. Do të vij gjithmonë e më shpesh këtu për të provuar që të përjetojmë përsëri ato çaste, edhe pse e di mirë që do të jetë një proces i gjatë”.

“Calabria, Locatelli dhe Gigio kanë qenë miq me djemtë e mi”, kujton Maldini. “Shoh që ata, por edhe të tjerët, kanë shumë respekt për mua dhe Leon. Më duket një se e imja është një histori e largët, por ata që kanë ndjekur futbollin nuk mund ta harrojnë dhe shpresoj që të ketë domethënie edhe për këta lojtarë, të cilët do të duan të provojnë të përsërisin rrugën time”.

Related posts

NUK E NDAL ASKUSH/ Myrto Uzuni nderohet në kampionatin kroat (FOTO)

Isa.Autor

I BEFASON TË GJITHË/ Sebastian Vettel shkëlqen si bastexhi, skedinë fituese me ndeshjet e Bundesligës

Delo.autor

REZULTATET E PARA TË EUROPA LIGËS/ Surpriza në ndeshjet e para

Isa.Autor

Leave a Comment