Futboll Seria A Sport

VAZHDOJNË ME GODITJET NË MERKATO/ Ronaldo i sugjeron Juventus të marrë mesfushorin e “Los Blancos”…

Maurizio Sarri ka ngritur alarmin e mbipopullimit, por merkato e Juventusit nuk ka përfunduar dhe po kërkohen futbollistë të tjerë të cilët të ndihmojnë bardhezinjtë që të fitojnë në arenën ndërkombëtare si dhe të dhurojnë futboll më cilësor.

Spanjollët e “Don Balon” kanë zbuluar se emri i radhës që tërheq bardhezinjtë është një prej atyre që u ka sugjeruar Cristiano Ronaldo.

Revista spanjolle insiston se bardhezintjë janë hedhur në sulm për Iscon dhe kanë pasur kontakte me madrilenët për futbollistin spanjoll.

Të njëjtat burime theksojnë se për këtë transferim do të ndikojë edhe Ronaldo, i cili do të përpiqet të bindë vetë mesfushorin që të veshë fanellën bardhezi, sidomos nëse në Madrid përfundon Neymar.

Me afrimin e sulmuesit brazilian, për Iscon nuk do të kishte me vend në skemat e Zidane, ndaj lojtari duhet të mendojë për një sistemim të ri për të luajtur rregullisht, me Juventusin që do ta priste krahëhapur.

Bardhezinjtë janë gati të ofrojnë deri në 60 milionë euro për lojtarin, ndërsa Reali e vlerëson kartonin e tij 80 milionë euro.

Related posts

TRAJNERI I RI I KOMBËTARES/ Njihuni me “SEKRETET” e Edi Rejas, nuk është një…

F.autor

“NËSE KE NEVOJË PËR DIÇKA, KËTU MË KE”/ Talenti 17-vjeçar i PSG-së surprizon Leo Mesin

Delo.autor

E PAPRITUR/ Wenger MOHON tërheqjen nga futbolli, por është i pasigurt për të…

Isa.Autor

Leave a Comment