Futboll La Liga Sport

NGA LA EKIPIN PËR NJË HAMBURGER TEK FANS I ZIDANE/ Pritet të nisë aventurën e re tek Real Madrid, ja sekretet e Eden Hazard

Është java vendimtare për transferimin e Eden Hazardit në Madrid. Futbollisti i Çelsit e ka pranuar se është koha për të nisur një aventurë të re dhe “galaktikët” janë gati ta përqafojnë. Gazeta “MARCA” zbulon disa nga sekretet e belgut.

Familje futbollistësh- Eden Hazard është djali i një familjeje futbollistësh. I ati, Tieri, luajti në mënyrë gjysmëprofesioniste, ndërsa e ëma Karine luajti në ligën profesionale belge. “Ishte sulmuese dhe ka luajtur deri kur ishte shtatzënë 3-muajshe, mirëpo nuk e pashë kurrë të luante”, tregon Hazard në një intervistë. Dy vëllezërit e tij, Torgan Hazard dhe Kilië Hazard, te Sërkle Bryzh.

Basketbolli si pasion- Eden Hazard është një fans i çmendur i NBA-së. Lojtari belg nuk humbet asnjë ndeshje dhe shkon gjithmonë t’i shkojë nga afër kur ka pushim. Te Reali i Madridit do të gjejë një tjetër të pasionuar pas basketbollit si Toni Kros.

Kartoni i kuq- Kartonin e parë të kuq në karrierë e ka marrë në vitin 2013 me fanellën e Çelsit për faj të djalit që kap topat. Ndodhi gjatë gjysmëfinales së Kupës së Ligës në Angli kundër Suonsit. Ishte barazim 0-0 në minutën e 78-të dhe djali që kapte topat vononte lojën. Ai e shtyu dhe arbitri e ndëshkoi me karton të kuq.

Debutoi 17 vjeç- Eden Hazard debutoi me kombëtaren belge në moshën 17-vjeçare dhe 316 ditë duke u bërë lojtari i tetë më i ri. Ai ishte tentuar edhe nga federata e Francës, e cila tentoi me çdo mënyrë për ta pasur në kombëtaren e “gjelave”. Por Hazard ishte i bindur për të luajtur me Belgjikën.

Fans i Zidanit- Zinedin Zidan ka qenë gjithmonë idhulli i tij. Nga këtu nisi edhe “fiksimi” që një ditë të luante për Realin e Madridit. Zizu ka qenë një pikë referimi për të dhe ai ishte tifoz i çmendur i tij. Në vitin 1998 mbante veshur fanellën e Francës dhe të Zidanit, i cili ishte lojtari më i mirë në atë kohë.

La ekipin për hamburger – Eden Hazard u bë protagonist në vitin 2011 për një veprim që theu disiplinën në skuadër. Trajneri në një ndeshje kundër Turqisë e zëvendësoi në minutën e 60-të. Lojtari u largua nga stadiumi përpara ndeshjes për të ngrënë një hamburger me prindërit e tij. “Salca e atij hamburgeri ishte e preferuara ime. I kërkoj gjithmonë nënës sime që të blejë si ajo. Ishte budallallëk ajo që bëra dhe tani ma kujtojnë të gjithë këtë histori”, tregon Hazard.

Parashikues- Eden Hazard e pret me padurim momentin për të bërë parashikimet e Botërorit. Belgu gjeti 3 gjysmëfinalistet e “Rusi 2018”. Francë-Belgjikë dhe Argjentinë-Angli kishte parashikuar belgu, por kjo e dyta ishte Kroaci-Angli.

Statistikat- Eden Hazard do të largohet nga Çelsi me numrat dhe statistikat e një legjende. Ka mbajtur veshur fanellën blu në 352 ndeshje duke shënuar 110 gola dhe duke dhënë 92 asiste. Një kampion i vërtetë, duke marrë parasysh që ka luajtur si mesfushor.

Numri i preferuar- Eden Hazard ka mbajtur për një kohë të gjatë numrin 10 mbi shpinë dhe është i preferuari i tij. E ka bërë te Lila, Çelsi dhe në kombëtaren belge. Te Reali i Madridit mund të marrë numrin 7, me të cilin bëri histori Kristiano Ronaldon.

I përzgjedhuri- Trajneri që i dha besim për herë të parë ishte Rudi Garsia, duke e shndërruar në lojtar të parë të skuadrës së Lilës. Zinedin Zidan gjithashtu e ka të preferuarin e tij si futbollist, ndërsa te Çelsi vlerësohej maksimalisht nga Lampard.

Related posts

MOMENT EMOCIONUES NË “US OPEN”/ Nadal “shpërthen” në lot kur shikon këtë (VIDEO)

Delo.autor

Agjenti i Klopp: Bayern dhe ai do të përshtateshim mjaft mirë…

Sadik.Autor

JEMI “VIKTIMA” E TIJ E PREFERUAR/ Trajneri i Sevillës: Messi më i miri në botë dhe duket se na ka shumë në qejf

F.autor

Leave a Comment