Futboll Seria A Sport

LIGA E KOMBEVE/ MANCINI bën gati LISTË E ITALISË, ka plot SURPRIZA tek “axurrët”

Ishte vetëm një lojtar krahu në gjendje, Florenzi, por edhe ai u dëmtua. Kishte shumë portierë, por Donnarumma është në vështirësi dhe Perin në pankinë. Ishte Balotelli, por ndodhet ende në merkato dhe nuk ka asnjë minutë në këmbë. Dhe kalendari nuk pret dhe të shtunën në mbrëmje, para Parma – Juventus, Mancini do të bëjë zyrtare listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet Nations League kundër Polonisë dhe Portugalisë. Duke thirrur dhe ata që nuk janë në formë maksimale.

Duke nisur nga sfidat me Arabinë, Francën dhe Holandën, është qartësuar skema 4-3-3 që duket se është sistemi i preferuar. Edhe Verratti, Conti dhe Spianzzola janë të gatshëm, gjithashtu dhe De Sciglio që nuk ka luajtur. Shumë dyshime mbi De Rossi-n, ndërkohë që do të jetë Chiellini që do të flasë me Mancini-n: nuk është tip që i thotë jo kombëtares. Në fund trajneri ka nevojë, ai do ta llogarisë nën shërbimet e tij.

Për fat të mirë ka lojtarë që janë në gjendje si Chiellini, Bernardeschi, Jorginho, Belotti, Berardi, Chiesa, Bonaventura. Dhe më pas projekti Mancini shkon përpara edhe nëse nuk ka indikacione nga kampionati: në listë është edhe Gagliardini. Në portë, më pas, në pritje të ndeshjes Milan – Roma që zhvillohet të premten në mbrëmje: Mancini do të presë se si do të shkojë Donnarumma, për të marrë në konsideratë dhe balotazhin mes Perin dhe Sirigu. Nuk ka alternime, vetëm zgjedhje.

Emrat e mundshëm që do të thirren nga Mancini:

PORTIERË — Donnarumma, Perin, Sirigu

MBROJTËS — Zappacosta, D’Ambrosio, Criscito, Darmian, Bonucci, Chiellini, Caldara, Romagnoli (Rugani, Emerson, Calabria)

MESFUSHORË — Jorginho, Mandragora, Pellegrini, Cristante, Gagliardini, Bonaventura (Benassi, Parolo, Baselli, De Rossi)

SULMUES — Chiesa, Bernardeschi, Berardi, Belotti, Immobile, Balotelli, Insigne, Politano

Related posts

Dy gola kundër Romës/ Salah e sheh veten më pranë Topit të Artë

Sadik.Autor

DIÇKA QË “THYHET” ËSHTË E VËSHTIRË TË NGJITET/ Tifozët kërkojnë largimin e “Jashtëtokësorit” (SONDAZHI)

Delo.autor

REALI DUHET TË KRENOHET/ VINICIUS i merr “mend” kundërshtarit, RODRYGO shënon (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment