Futboll Seria A Sport

E KRYER/ Vrsaljko zyrtarizohet te Interi, publikohen detajet e kontratës

Sime Vrsaljko tashmë është edhe zyrtarisht futbollisti më i ri i Interit. Mbrojtësi anësor kroat mbërriti mbrëmë në Milano dhe gjatë ditës së sotme kreu të gjitha vizitat mjekësore në klinikën e klubit.

Rreth orës 18:00, nënkampioni i botës mbërriti të zyrat e klubit, ku nënshkroi edhe kontratën me Interin, që do të zgjasë për 5 sezonet e ardhshme, me një pagë prej 2.8 milionë eurosh në sezon.

Sime Vrsaljko u transferua nga Atletico te Interi me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje. Zikaltrit paguan 6.5 milionë euro për huazimin dhe do të duhet të shtojnë edhe 17.5 të tjera, nëse vendosin ta mbajnë në fund të sezonit të ardhshëm.

Ky është një rikthim për mbrojtësin kroat në Serinë A, pasi më herët ka luajtur me skuadrat e Genoas e Sassuolos, para se të transferohej për te Atletico në Spanjë, në verën e 2016-ës.

Related posts

“ZVICRA ËSHTË EKIP I FORTË”/ Luis Enrique: Spanja ime do të luftojë për trofe, lojtarëve i kam thënë që…

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ BEER SHEVA/ Trajneri Starova: më vjen keq që nuk fituam, shpresojmë…

Delo.autor

BEFASON Wanda Nara: Një fëmijë tjetër? ICARDI më lë mua dhe familjen NËSE…

Isa.Autor

Leave a Comment