Futboll Premier League Sport

MERKATO E BRISHTË/ Tottenham, i vetmi “gjigant” i përgjumur në Premier League

Efekti “Emirates” në shtëpinë e Spursave? E vetmja skuadër e madhe e Premier League, që është totalisht e ndalur në merkato është Tottenham Hotspur. Manuel Pochettino, në Mineapolis, pas ndeshjes së fituar kundër Milan, ka shfaqur pakënaqësinë e tij për faktin që merkato në Angli do të mbyllet më 9 gusht, ndërsa në pjesën tjetër të Europës më 17 gusht.

“Nuk e di nëse do të marrim dikë, një, dy, tre apo asnjë futbollist në merkato. Po punojmë, por merkato mbyllet aq shpejt sa nuk na ndihmon në këtë aspekt. Klubi po punon për këtë aspekt,” – tha argjentinasi. Gjithsesi, zgjedhje për të mbyllur merkaton e Premier League para të tjerave, mbetet e dyshimtë, por për Tottenham duket më shumë si një justifikim.

Boshllëku total në sektorin e ardhjeve për ekipin e Londrës së Veriut nuk shpjegon këtë sjellje dhe pse në vitet e fundit “spursat” na kanë mësuar me goditje në ditët e fundit të merkatos.Emrat që kanë “rënë” gjatë kësaj vere kanë qenë Bale, Zaha, Sessegnon dhe Grealish.

Gjithsesi optimistët e shohin gotën gjysmë plot nisur nga fakti se golashënuesi më i mirë i Botërorit, Harry Kane qëndroi në ekip dhe të gjithë të tjerët luajnë me sy mbyllur. A do të mjaftojë kjo për të kthyer te triumfi një ekip që nuk fiton asgjë që nga Kupa e Ligës në vitin 2008?!

Ka edhe një dyshim se Tottenham mund të jetë goditur nga ndërtimi i stadiumit të ri. Drejtuesit kanë mohuar gjithçka, por Arsenal është shembulli se kur kaloi nga “Highbury” te “Emirates” nuk bëri merkato për tre sezone…

Related posts

E FUNDIT/ Do të befasoheni si e presin Naingolanin tifozët e Interit (VIDEO)

Isa.Autor

NDRYSHOI HISTORINË/ 365 ditë pas kthesës së madhe të Interit, që nisi me “shkurorëzimin” e Icardit

Delo.autor

“TEUTA ME STRATEGJI SHUMË MBROJTËSE”/ Trajneri i Shamrokut: I mundim edhe në Shqipëri

Delo.autor

Leave a Comment