Champions League Futboll Sport

Aventura europiane vazhdon, ja kundërshtari i Kukësit në Ligën e Europës

Kukësi u eliminua nga Champions League, por aventura në Europë nuk përfundon këtu. Tashmë, ekipi i Armando Cungut do të luajë në turin e tretë eliminator të Europa League.

Verilindorët do të gjejnë përballë, fituesen e çiftit mes Torpedo Kutaisi nga Gjeorgjia, ose Vikingur nga Ishujt Faroe. Sfida e parë mes këtyre dy ekipeve ka përfunduar me fitoren e gjeorgjianëve me shifrat e thella 3-0, dhe me shumë mundësi ky do të jetë edhe kundërshtari i radhës për Kukësin.

Edhe Torpedo Kutaisi ishte pjesëmarrës këtë sezon në turet eliminatore të Champions, por u eliminua në turin e parë nga Sherif Tiraspol, kundërshtari që ditën e djeshme në fakt u eliminua nga Shkëndija.

Related posts

MKRS-ja e zbaton vendimin e gjykatës, e licencon Federatën e Taekwondo-së

Sadik.Autor

Fanella me “Championsin” e 13, tifozët e Liverpool thumbojnë Realin: Si dora e Gatusso-s në Stamboll

Sadik.Autor

E KËRKON LIGJI/ Barcelona vendos klauzolën e “çmendur” për Depay, ja shifra stratosferike…

Delo.autor

Leave a Comment