Futboll Seria A Sport

MERKATO E INTERIT/ Nga tratativat në Spanjë vjen “bllof” i dyfishtë

Lajm i keq në merkato për skuadrën e Inter, që vjen nga Spanja. Sipas raportimeve të RAC1, babai menaxher i Rafinha ndodhet në Sevilla për të finalizuar transferimin e futbollistit nga Barcelona për te Betis. Një dështim i dyfishtë për zikaltërit. Transferimi i Rafinha te Betis, ndërkohë që e kërkonte Inter, duket se mbyll përfundimisht edhe tratativat e zikaltërve me klubin spanjoll për Joao Mario, që tashmë është shndërruar në një barrë teknike dhe ekonomike në Appiano Gentile.

Përveç dëmit, edhe bllofi. Për Inter, çështja “Rafinha” rrezikon të shndërrohet në një problem të vërtetë. Së pari për shkak të kostos së transaksionit. Spalletti do të kishte preferuar ta kishte blerë, së dyti, sepse tratativa mes Barças dhe Betis për brazilianin ka larguar një opsion të rëndësishëm për shitjen e Joao Mario, për të cilin zikaltërit po kërkojnë një zgjidhje që të mos ndikojë në bilanc. Në Milano, zhgënjimi për Rafinha është akoma edhe më i madh.

Related posts

“FILLIMI NË NJË KARRIERË TJETËR”/ Agolli flet si trajner: Ja ku ndryshon Shqipëria aktuale nga ajo e vitit 2016

Delo.autor

Liverpool – Everton: Formacionet zyrtare, Van Dijk debuton te The Reds

Q.Autor

Willian nuk vjen vetëm, Manchester United kërkon edhe “yllin” tjetër të Chelsea

Isa.Autor

Leave a Comment