Futboll Premier League Sport

LARGIMI I KARIUS/ Klopp: Prej tij gati shkatërrova blerjen e Alisson

Përfundon makthi për Loris Karius, që pas dy gafave në finalen e Champions League, portieri është pranë transferimit te Besiktas në Turqi. Ndërkohë që Karius po përgatitet për të fluturuar drejt Turqisë, trajneri gjerman i Liverpool, Jurgen Klopp rrëfeu prapaskenën interesante të blerjes së Alisson nga Roma për shumën rekord, si dhe të ndikimit të portierit Karius, që për pak sa nuk e sfumoi atë marrëveshje për faj të shumë kritikave.

“Mënyra me të cilën njerëzit reaguan negativisht në adresë të Loris pas finales gati sa më bindi që të sfumoja fare përpjekjet për blerjen e Alisson. Përkundrazi po bindesha që të vazhdoja të luaja dhe të besoja te Karius. Por më pas duhej të tregoheshim profesionistë. Detyra jonë është që të kemi futbollistët më të mirë në çdo pozicion. Finalja e Champions League nuk kishte të bënte fare me blerjen e Alisson. Edhe sikur të kishim fituar dhe braziliani të kishte qenë në merkato, do ta kishim blerë gjithsesi”, deklaroi Klopp për “Kicker”.

Related posts

“AI MË KA TRAJTUAR SI NJË M*T”/ Ish-portieri i Barcelonës: Mendon se është në FIFA, sikur po…

Delo.autor

UEFA E “PAMËSHIRME” ME FSHF/ Na ndëshkon për herë të tretë, shkak sjellja e tifozerisë

F.autor

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Zbulohet trajneri i ardhshëm i Flamurtarit, në stol do të ulet…

Delo.autor

Leave a Comment