Futboll La Liga Sport

MERKATO TEK BARCELONA: POGBA nuk vjen, Rafinha merr këtë vendim për të ardhmen…

Drejtori i Barcelona-s Ariedo Braida ka mohuar se klubi do të blejë lojtarin e Manchester United Paul Pogba dhe ka shtuar se Rafinha Alcantara mund të qëndrojë.

Francezi kampion bote Pogba raportohet të ketë prishur marrëdhëniet me trajnerin Jose Mourinho teksa gjigantëve katalanas u është refuzuar oferta në fillim të muajit.

Rafinua kaloi fazën e dytë të sezonit i huazuar te Inter, duke shënuar dy herë në 17 ndeshje, por tashmë është rikthyer në Camp Nou.

“Nuk mendoj se do të blejmë Pogba, megjithëse ai është një lojtar i madh,” shprehet Braida për Radio Sportiva.

“Rafinha? Mendoj se ka shumë mundësi të qëndrojë te Barcelona dhe ka shumë kualitet, ai është i përshtatshëm për stilin tonë.

“Ai ka impresionuar sezonin e kaluar tek Inter, sidomos pas dëmtimit serioz që kaloi, dhe ka shumë aftësi për të luajtur mirë te ne.”

Related posts

I MUNDI SIONI/ Spaletti: Jemi shumë të ngarkuar nga stërvitja

Isa.Autor

MORA NJË GODITJE NË KAVILJE DHE…”/ Lorenc Trashi: U mundova të zbatoja detyrat që më la trajneri Reja

Delo.autor

FITORE DRAMATIKE NË BUNDESLIGA/ “Gladiatori” Gjasula mposht Milot Rashicën

Delo.autor

Leave a Comment