Futboll Seria A Sport

MERR FUND DILEMA/ Vazquez zbulon të ardhmen e MODRIC, INTERI nis…

Luka Modric dhe e ardhmja e tij te Real Madrid është vënë në dyshim. Për këtë çështje ka folur edhe shoku i tij i skuadrës te Los Blancos, Lucas Vazquez. Sulmuesi anësor i Real Madrid ka dhënë versionin e tij të fakteve në lidhje me të ardhmen e mesfushorit kroat, aq shumë të përndjekur këtë merkato vere nga Inter i Luciano Spalletti, që sheh te numri 10 i merengues, kandidatin e duhur për të kompletuar mesfushën.

“Besoj se Modric nuk do të largohet nga Real Madrid. Do të jetë ai që do të vendosë. Ai është i kënaqur që ndodhet këtu me ne. Duhet të qëndrojmë të qetë, presidenti Florentino Perez ka dhënë se nuk është në shitje”, deklaroi spanjolli 27-vjeçar, që shuan dyshimet mbi largimin e ish-futbollistit të Tottenham, nga qyteti i Madridit.

Related posts

“BARCELONA NA KA DHURUAR FUTBOLL TË BUKUR, MË VJEN KEQ PËR…”/ Ish-lojtari gjerman: E pabesueshme çfarë bëri Bayern

Delo.autor

RRËFEN NJË TRAGJEDI LEGJENDA E MAN UNITED/ Rio Ferdinand: Udhëtimi me avion ndodhi në një kohë të keqe, menduam se…

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Kualifikohet Bologna, ndaj Brann vendos një gol

F.autor

Leave a Comment