Futboll Premier League Sport

Guardiola i lumtur për trofeun, ai e ka gjetur SUPER mesfushorin që kërkonte

Pep Guardiola thotë se Phil Foden është gati të jetë një pjesë e rëndësishme e skuadrës në mbrojtjen e titullit të Manchester City pas shfaqjes së tij të shkëlqyer në Community Shield. Foden, 18 vjeç, regjistroi ndeshjen e tij të katërt si titullar në fitoren 2-0 ndaj Chelsea-t dhe dukej i qetë, ndërsa dha asistin në golin e parë të shënuar nga Sergio Aguero në stadiumin “Ëembley”. Ishte një performancë tepër e rëndësishme në sytë e trajnerit Guardiola, me spanjollin duke peshuar mundësinë e futjes në garë për një tjetër mesfushor përpara se merkato të mbyllet më 9 gusht. Trajneri i “Qytetarëve” tani duket i bindur se Foden, i cili bëri pesë paraqitje të Premier League jashtë skuadrës, mund të jetë një kontribues i rregullt për kampionët. “Po, ai ishte gati sezonin e kaluar. Tani ai është një vit më i pjekur”, tha Guardiola për “BT Sport”.

“Foden ishte duke u stërvitur gjithë sezonin me ne, ai luftoi me të gjithë lojtarët tanë, prandaj është kaq mirë që të kemi një tjetër lojtar me këtë talent. Ai është një tifoz i Manchester City, një banor i Mançesterit, kështu që për ne është super”, shtoi Pep për 18-vjeçarin. Performanca e City ndaj të besuarve të Maurizio Sarri tregoi se fituesit e dopietës të sezonit të kaluar janë përsëri të vendosur të jenë një forcë dominuese në Angli. Me trofeun e tij të tretë në futbollin anglez të siguruar, Guardiola ishte i kënaqur dhe admiroi përpjekjet e lojtarëve të tij në temperatura mjaft të larta. “Ne kemi luajtur kaq mirë”, tha spanjolli. “Ne luajtëm përsëri në nivelin e sezonit të kaluar në ndeshjen tonë të parë. Mentaliteti ishte në pozitën e duhur”, theksoi Pep.

Related posts

“DY EKIPET DHANË MAKSIMUMIN”/ Flet presidenti Duka: Incidenti para ndeshjes i shëmtuar, uroj të…

Delo.autor

“JAM SHUMË I LUMTUR”/ Rikthehet ish-mbrojtësi: Nuk mund ta refuzoja Interin, ata janë një…

Delo.autor

Kukësi humbi ndaj Flamurtarit/ Cungu: Nuk mund të luash në një fushë PATATESH

Isa.Autor

Leave a Comment