Futboll Kombëtarja Sport

MERR FUND GJITHÇKA/ GREZDA i bashkohet ekipit LEGJENDAR skocez, GERRARD i LUMTUR…

Steven Gerrard kishte vënë prej një jave nën shënjester sulmuesin e Osijek dhe të kombëtares shqiptare, Eros Grezda. Ky i fundit ka shkëlqyer si me kombëtaren shqiptare ashtu edhe me skuadrës kroate duke fituar tashmë një ftesë nga trajneri Gerrard për t’iu bashkuar Rangers-ave për të ardhmen.

Mediat skoceze bëjnë me dije se transferimi i shqiptarit 23-vjeçar është kryer për shumën e 2 milion paundëve, para të përfituara nga klubi kroat Osijek që kishte në pronësi 100% të kartonit të lojtarit në fjalë.

Sot ai ka kryer testet mjekësore në klinikën e klubit skocez, ndërsa gjatë 24 orëve të ardhshme do të bëhen të gjitha procedurat e nevojshme për transferimin e tij në futbollin ishullor.

Grezda është aktivizuar për kombëtaren kuqezi në 7 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar vetëm 1 gol kundër Turqisë në miqësore. Me ardhjen e trajnerit Chirstian Panucci ai ka marrë vëmendje të theksuar në formacionin kuqezi, duke u evidentuar si një nga lojtarët që do të ketë të ardhme të madhe.

Related posts

SFIDA NDAJ DEBRECEN NË “ELBASAN ARENA”/ Ja çmimet e biletave që vendosin “Verilindorët”

Delo.autor

U SHKARKUA PËR 10 DITË/ SERBI Mihajlovic i shpall luftë Sportingut, çon çështjen në CAS

Isa.Autor

Katër klube “luftojnë” për dy vende në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment