Futboll Seria A Sport

Merr fund gjithçka/ Igli TARE vendos për të ardhmen e “yllit” të skuadrës

Skuadra e Lazios ka në përbërje një lojtar, i cili po i “trazon” ujërat në Europë. Bëhet fjalë për Milinkoviç-Saviç, i cili kërkohet nga të gjitha skuadrat e mëdha, duke nisur nga Real Madrid, Milan etj, por që këta të fundit janë më këmbëngulën në këtë drejtim.

Megjithatë Igli Tare dhe presidenti i skuadrës, Claudio Lotito duket se janë shumë pranë një vendimi përfundimtar për mesfushorin. Sikurse raporton Corriere della Sera, drejtuesit po përgatitin një rinovim të kontratës për lojtarin duke e “blinduar” deri në vitin 2022 dhe në të njëjtën kohë do të ketë një rritje page nga 1,8 deri në 3 milion euro në sezon.

Mbetet për t’u parë, sepse nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me këtë çështje. Merkato ende nuk ka përfunduar dhe Milan mund të ketë akoma shpresë për të veshur mesfushorin me fanelën kuqezi.

Related posts

FRANCA I “MBYLLI DERËN”/ BENZEMA reagon ASHPËR kundër kreut të Federatës, kërkoj që të harrosh…

Isa.Autor

SCHALKE-MANCHESTER CITY/ “Miqtë” kalojnë në avantazh, shënon Aguero

Delo.autor

Kaos te Tirana! Ngjiten në Superiore, por Ze Maria braktis stadiumin pas ndeshjes

Sadik.Autor

Leave a Comment