Futboll Seria A Sport

“DERBI E HUMBUR NGA NIVELI MENTAL”/ Trajneri Pioli: Jam i zemëruar me lojtarët e mi!

Milani humbi mbrëmjen e djeshme në derbi ndaj Interit me përmbysje. Kuqezinjtë dhe pse kishin avantazhin e dy golave, në pjesën e dytë u “fikën” dhe pësuan 4 herë nga zikaltrit. Pas sfidës, për mediat ka folur Stefano Pioli, i cili shprehet se kjo ndeshje u humb në nivel mental.

“Është një ndeshje e humbur në nivel mental, ne duhej të ishim të kujdesshëm në situata të caktuara. Interi është më me përvojë se ne. Unë jam i zemëruar me lojtarët e mi sepse, sapo hoqëm dorë në një moment, ne paguam për të. Në pjesën e parë vumë poshtë një kundërshtar që ka 19 pikë më shumë se ne, ishte ndeshja më e mirë e sezonit. Duhej të ishim më të kujdesshëm në fazën mbrojtëse dhe të respektonim detyrat”, shprehet Pioli.

Më tej ai shton: “Kemi bërë një lojë të shkëlqyer për disa momente, por është e vështirë ta thuash tani, sepse kemi humbur keq në pjesën e  dytë. Ne kemi treguar se kemi cilësi për të bërë këtë ndeshje. Unë jam i bindur për cilësinë e ekipit tim, por ne nuk mund mund të linim të lirë Brozoviçin. Interi më pas mori besim dhe loja ndryshoi plotësisht edhe në nivel mendor”, përfundon Pioli.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Organizatorët ndezin alarmin: Nuk kemi mjekë e infermierë për Olimpiadën

Delo.autor

HUMBI DERBIN NDAJ KAMPIONËVE TË KOSOVËS/ Trajneri vlonjat jep dorëheqjen nga Gjilani

Delo.autor

E BUJSHME/ Juventusi bën gati goditjen e madhe në merkato, sulmuesi i Liverpulit pranë “Zonjës së Vjetër”

F.autor

Leave a Comment